LAJMI I FUNDIT:

Yahoo do të largojë nga puna 20 për qind të fuqisë së saj punëtore

Yahoo do të largojë nga puna 20 për qind të fuqisë së saj punëtore

Yahoo planifikon të pushojë nga puna më shumë se 20 për qind të fuqisë punëtore.

Kompania veterane e teknologjisë po riorganizon njësinë e saj të reklamave, e cila do të humbasë më shumë se gjysmën e Departamentit të Marketingut deri në fund të vitit.

Kjo është firma më e fundit e teknologjisë që njofton humbjet e vendeve të punës pasi kompanitë luftojnë me një rënie të kërkesës, inflacion të lartë dhe rritje të normave të interesit.


“Këto vendime nuk janë kurrë të lehta, por ne besojmë se këto ndryshime do të thjeshtojnë dhe forcojnë biznesin tonë të reklamave për një afat të gjatë, duke i mundësuar Yahoo-së të japë vlerë më të mirë për klientët dhe partnerët tanë”, tha një zëdhënës.

Ky ristrukturim vjen pasi shumë reklamues kanë pakësuar buxhetet e tyre të marketingut në përgjigje të normave rekord të inflacionit dhe pasigurisë së vazhdueshme për një recesion.

Ri-fokusimi sinjalizon një synim të firmës për të ndaluar konkurrencën e drejtpërdrejtë kundër Google dhe Meta të Facebook për dominimin e reklamave dixhitale.

Kompanitë përfshirë Google, Amazon dhe Meta tani po luftojnë se si të balancojnë masat e uljes së kostove me nevojën për të mbetur konkurrues, pasi shpenzimet e konsumatorit dhe të korporatave tkurren mes inflacionit të lartë dhe normave të interesit në rritje. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Ekonomi
Filloi fushata

Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore

Ekonomi
Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Ekonomi
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Ekonomi

"KOSOVA BOJKOTON", një numër i madh i qytetarëve i bashkohen iniciativës për bojkot të maketeve sot dhe nesër

Ekonomi
Bizneset kërkojnë heqjen e tarifës për pagesat elektronike me POS, ja çfarë thonë nga BQK-ja?

Bizneset kërkojnë heqjen e tarifës për pagesat elektronike me POS, ja çfarë thonë nga BQK-ja?

Ekonomi
Kalo në kategori