LAJMI I FUNDIT:

XTEAM fiton në super ndeshjen ndaj ekipit BLINK dhe siguron pjesëmarrjen në turneun LAN në Kroaci

XTEAM fiton në super ndeshjen ndaj ekipit BLINK dhe siguron pjesëmarrjen në turneun LAN në Kroaci

Edhe njëherë ekipi XTEAM është treguar më i mirë në derbin e dy ekipeve shqiptare në turneun e Ballkanit, Adria CS:GO.

Kësaj radhe XTEAM e fitoi ndeshjen vendimtare për t’u kualifikuar në turneun LAN i cili do të mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Ndeshjen ekipi XTEAM e fitoi me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa, edhe pse në mapin e parë pësoi humbje, arriti të rikthehet në dy të fundit.


https://twitter.com/xteamrks/status/1549478036323663874

Ndërkaq ekipi BLINK edhe pas humbjes është ende në garë për t’u kualifikuar në turneun LAN në Zagreb, e në garë bashkë me ta janë edhe ekipi tjetër shqiptar Illyrians.

https://twitter.com/xteamrks/status/1549454207174025219

Turneu Adria shpërndan çmime në vlerë 10.000 euro për ekipet pjesëmarrëse, ku 5.000 prej tyre shkojnë për vendin e parë. /Telegrafi/