LAJMI I FUNDIT:

Xhirim i vitit 1991: Sot të gjithë e “vajtojnë”, dikur “të gjithë” ngriheshin në këmbë kundër tij (Video)

Xhirim i vitit 1991: Sot të gjithë e “vajtojnë”, dikur “të gjithë” ngriheshin në këmbë kundër tij (Video)

Dritëro Agolli ka qenë edhe deputet i Shqipërisë për gati 40 vite: për 30 vite në kohën e komunizmit dhe gati 10 vite në epokën e tranzicionit, duke u kthyer në një nga personalitetet qëndrore të Partisë Socialiste.

Agoll,i, ndryshe nga pjesa më e madhe e anëtarë të Partisë së Punës, e kuptoi me kohë se organi që drejtoi për gati 50 vite Shqipërinë, kishte nevojë për reformim.

Më 10 qershor të vitit 1991, në Kongresin e Partisë së Punës, ai kërkoi reformim rrënjësor pasi partia, sipas tij, po shtrihej e vdekur në shtrat. Megjithatë, kjo kërkesë e shkrimtarit të madh, në një kohë kur vendi sapo kishte hyrë në rrugën e ndryshimit, nuk u prit aspak mirë nga pjesa tjetër e partisë. Të gjithë anëtarët komunistë u ngritën në këmbë kundër tij.


“Parti Enver, jemi gati kurdoherë” apo “Parti e kuqe”, ishin disa nga parullat që shokët brohorisnin kundër tij.


Sot, në moshën 85-vjeçare, në ditën e tij të vdekjes, Agolli kujtohet me pietet nga të gjithë.

Më poshtë mund ta lexoni një poezi të tij, që më së miri zbërthen zhgënjimin që ka mundur ta ketë ai me shqiptarët e tij. /NewsBomb/Telegrafi/

Trishtimi

Po iki me trishtim i zhgënjyer nga miqtë
E mbylla dhe derën që rrinte e hapur
Për lajkatarët, për rrenacaket e smirëzinjtë
Që shtireshin engjëj të dashur.

Ku vete s’e di, veç s’dua të kthehem
Sërish me ne rrenat e jetës
Diku në një skaj të largët do prehem
Me qafën e futur në jakën gri të xhaketës.

Në trend Lajme

Më shumë
Pas urdhrit të Trumpit, Ambasada Amerikane njofton institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve mbështetëse

Pas urdhrit të Trumpit, Ambasada Amerikane njofton institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve mbështetëse

Lajme
A do të ndryshojë diçka në procesin e dialogut me emërimin e Sorensenit emisar? - flasin njohësit e proceseve politike

A do të ndryshojë diçka në procesin e dialogut me emërimin e Sorensenit emisar? - flasin njohësit e proceseve politike

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patent-shoferit mes Kosovës dhe Italisë

Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patent-shoferit mes Kosovës dhe Italisë

Lajme
Si identifikohen dokumentet e falsifikuara dhe cilat janë më të shpeshtat në Kosovë, flet kryeshefi i Forenzikës

Si identifikohen dokumentet e falsifikuara dhe cilat janë më të shpeshtat në Kosovë, flet kryeshefi i Forenzikës

Lajme
Gjykimi për vrasjen në lagjen “Tusus” të Prizrenit, i akuzuari thotë se viktimën e kishte goditur me thikën e vëllait të tij

Gjykimi për vrasjen në lagjen “Tusus” të Prizrenit, i akuzuari thotë se viktimën e kishte goditur me thikën e vëllait të tij

Drejtësi
Incident me armë zjarri në Pejë: Gjatë patrullimit rutinë, polici sheh gëzhoja dhe njolla gjaku në rrugë

Incident me armë zjarri në Pejë: Gjatë patrullimit rutinë, polici sheh gëzhoja dhe njolla gjaku në rrugë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori