Chicago Fire po përgatitet për nisjen e sezonit të ri në MLS që starton me 25 shkurt, ndërsa Xherdan Shaqiri duket në formë të mirë para nisjes së sezonit.

Në ndeshjen e fundit miqësore ku fituan ndaj Minesotta United me rezultat 4-0, njëri ndër golat u shënua nga Xherdan Shaqiri.


Ishte minuta e 75’ kur sulmuesi shqiptar realizoi një gol shumë të bukur nga goditja e dënimit.

Edhe pse në një pozicion të largët dhe anësor, Shaqiri gjeti cepin e portës, duke shënuar një super gol.

Lojtari me origjinë shqiptare është pjesë e Chicago Fire prej shkurtit të vitit 2022.

Shaqiri numëron 119 ndeshje dhe 29 gola me Zvicrën.

Helvetët janë pjesë e grupit A në Euro 2024, aty ku bëjnë pjesë edhe vendasit e Gjermanisë, Skocia dhe Hungaria. /Telegrafi/

telegrafi sport app