Baseli është kthyer te fitorja në Superligën e Zvicrës në futboll, ku më meritori për këtë ishte kapiteni i kësaj skuadre, Xherdan Shaqiri. 

Baseli fitoi 2-0 në udhëtim ndaj Ëinterthurit, në xhiron e 29-të të Superligës së ZvicerëS.  


Shaqiri shënoi gol të bukur me goditje nga zona për 1- 0 në minutën e 49-të.  

Në minutën e 70-të asistoi për 2-0, duke i dhënë fund dilemave të fituesit në këtë ndeshje.  Basel pas fitores është i dyti në tabelë me 49 pikë, dy më pak se Servette.

Shaqiri tani i ka 10 gola e 13 asistime në 25 paraqitje kampionale. 

Leon Avdullahu e Shaqiri kompletuan ndeshjen te Baseli, ndërsa Albian Ajeti luajti prej minutës së 82-të.  /Telegrafi/   

telegrafi sport app