E ardhmja e Blerim Xhemailit mund të jetë te Bologna.

Sipas GianlucadiMarzio.com, ish- mesfushori i Napolit aktualisht është duke provuar të zgjidh kontratën e tij me Galatasarayn.


Pas një zgjidhje me klubin turk, atëherë do të negociohet me drejtuesit e klubit nga Serie A.

Gjithsesi nuk përjashtohet një transferim i mundshëm i tij në MLS te skuadra e Montreal Impact, ku aktivizohet edhe ylli afrikan Didier Drogba.

Kartoni i Xhemailit kushton rreth katër milionë funte. /Telegrafi/

telegrafi sport app