LAJMI I FUNDIT:

Xhelal Sveçla ministri më i pasur, aksionar në biznes, trashëgimtar i shtëpisë dhe lokalit

Xhelal Sveçla ministri më i pasur, aksionar në biznes, trashëgimtar i shtëpisë dhe lokalit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka deklaruar pasurinë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Ai llogaritet të jetë ministri më i pasur në Qeverinë Kurti 2.

Sveçla ka deklaruar se ka një shtëpi të përbashkët që ka vlerë 600 mijë euro dhe po ashtu edhe një lokal në vlerë të 650 mijë eurove.

Ai gjithashtu është aksionar me bashkëshorten e tij, në ordinancën stomatologjike “Dental Advanced Services, Dhomi”, i cili kap vlerën e 100 mijë eurove.


Para të gatshme, Sveçla bashkë me gruan kanë deklaruar rreth 8,400 euro.

Ministri i Brendshëm ka edhe detyrime financiare ndaj bankave komerciale.

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit
Lexo po ashtu Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Ai ka deklaruar se ka dy kredi për të shlyer, një në vlerë 15 mijë euro dhe një tjetër në vlerë 5 mijë euro.

Ndërsa ka deklaruar poashtu një kredi në vlerë mbi 28 mijë euro për të shlyer në emër të gruas.

Pagën vjetore si ministër e ka deklaruar në vlerë 16 mijë e 630 euro, derisa mëditje nga udhëtimet ka pranuar 2 mijë e 280 euro.

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori