Xhaka i zhgënjyer i përgjigjet sekretarit të përgjithshëm të Federatës së Zvicrës: Rrënjët e mia janë në Kosovë, por bëjë gjithçka për përfaqësuesen e Zvicrës

Edhe pse Përfaqësuesja e Zvicrës është eliminuar nga Kampionati Botëror ‘Rusia 2018’, në shtetin helvetik përfaqësuesja vazhdon të jetë temë diskutimi.
Kjo pasi sekretari i përgjithshëm i Federatës së Zvicrës, Alex Miescher, ka dal me një ide që ka ngjallur shumë debate: “A na duhen neve futbollistët me dy shtetësi në kombëtare?”.
Kjo pas gjobës së FIFA-s për festimin e lojtarëve shqiptarë me shqiponjë ndaj Serbisë. Por, ky propozim e ka nervozuar shumë Granit Xhakën, i cili nuk ka qëndruar duarkryq pa i komentuar.

“Intervista e Miescher shumë shpejtë u përhapë në skuadrën e përfaqësueses së Zvicrës. Pas festimit me shqiponjë, Alex erdhi tek ne dhe na siguroi se do të bëjë çdo gjë për të na mbrojtur dhe tre ditë më vonë erdhi kjo deklaratë e tij”.
“Nga komentet e tij dëgjova se ai nuk i beson atyre me dy shtetësi të prezantojnë Zvicrën. Kjo direkt ka ndikuar tek unë dhe disa tjerë me dy shtetësi. Mua dhe të tjerëve na tingëlloi se ne nuk shkojmë deri në fund (nuk japim maksimumin) për fanellën e Zvicrës”.
“Ne të gjithë jemi zviceranë dhe bëjmë gjithçka për përfaqësuesen e Zvicrës, secili prej nesh, sepse e dimë dhe jemi falënderues se çfarë ka bërë Zvicra për ne dhe familjet tona”.

“Rrënjët e mia janë në Kosovë, ashtu siç janë për Breel Embolon në Kamerun, Manuel Akanji në Nigeri dhe Ricardo Rodriguezin në Kili dhe Spanjë”.
“Sot Kombëtarja e Zvicrës është me 50 apo 60 për qind me lojtarë me dy shtetësi. Edhe trajneri (Vladimir Petkovic) ka dy shtetësi, ai jep gjakun dhe djersën për përfaqësuesen”.
https://www.instagram.com/p/BkVv2-xB5vQ/
“Me këto komente të panevojshme Alex Miescher ka shkaktuar shumë habi dhe zhgënjim. Mendoj se Alex ka opinione që vihen në dyshim, nga epoka e gurit, që i shënjestrojnë qytetarët zviceranë me dy shtetësi”, ka thënë Xhaka.
Në fund Granti ka siguruar se këto komente nuk do të ndikojnë në shpirtin e skuadrës dhe se që tani ata duhet të fillojnë përgatitjet për Kampionatin Evropian 2020. /Telegrafi/

Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Kërkohen nga shumë klube evropiane – por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania