LAJMI I FUNDIT:

Xhaka: Vështirë për mua të luaja ndaj Shqipërisë, por ndaj Kosovës do ta kem edhe më të vështirë

Xhaka: Vështirë për mua të luaja ndaj Shqipërisë, por ndaj Kosovës do ta kem edhe më të vështirë

Granit Xhaka ka folur për mediat para ndeshjes së yjeve mes skuadrës së tij dhe asaj të Milot Rashicës.

Kjo ndeshje është organizuar nga Komuna e Prishtinës ku të ardhurat do të shkojnë për bamirësi.

Njëri nga futbollistët shqiptarë më të suksesshëm, Granit Xhaka ka folur fillimisht për pushimet që i kalon në Kosovë.

“Pushimet fillimisht i kaloj në Prishtinë me familje, ndihem shumë mirë kur vij këtu kam shumë shoqëri”, u shpreh Xhaka.


Ronaldo dhe Xhaka (Foto: Granit Xhaka/Instagram)

Tutje kapiteni i Përfaqësueses së Zvicrës ka folur edhe për Milot Rashicën që ka pasur një sezon madhështor te Bremen si dhe për ndeshjen Angli – Kosovë.

“Unë besoj se Miloti ka pasur një sezon fantastik me Werderin, me gola dhe asistime. Edhe në lojën e fundit me Kosovën ka shkëlqyer. Do të jem prezent në Angli për ta shikuar ndeshjen Angli – Kosovë, shanset janë shumë të mira shpresoj të ia arrijnë qëllimit”.

E në fund Graniti tha se nëse do të luante kundër Kosovës do ta ketë edhe më vështirë.

“Ka qenë shumë vështirë kur kemi luajtur kundër Shqipërisë, në veçanti kundër vëllait tënd por me Kosovën do të jetë edhe më e vështirë”, përfundoi Xhaka. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Kalo në kategori