Qytetarët e Kosovës dhe ata të Bosnje-Hercegovinës janë të vetmit në rajon të cilët mes shteteve të tyre kanë pengesa të rrepta lëvizjeje.
Kjo për shkak se brenda Bosnje dhe Hercegovinës, tash e sa vjet, nuk arrin të krijohet konsensus i brendshëm politik për çështjen e njohjes së Kosovës e, madje, as për lëvizjen e lirë mes të dy vendeve.
Kjo duket e pakuptimtë për anëtarin boshnjak të presidencës Shefik Xhaferoviq.
I pyetur nga RTK nëse ka ndonjë hap përpara drejt lirisë së lëvizjes, ai tha se kjo temë as që është diskutuar deri më tani.
“Bosnja e Hercegovina dhe Kosova kanë një regjim të ashpër të lëvizjes së njerëzve, të mallit dhe kapitalit. Askund nuk ka një regjim më të rreptë. Serbia ka një qasje më liberale dhe të gjitha vendet tjera. Dhe unë mendoj se është në interes të Bosnje e Hercegovinës që njerëzit që jetojnë në Bosnje dhe ata që jetojnë në Kosovë do të duhej të punohej në atë që të hiqej ky regjim dhe njerëzit të lëvizin lirshëm. Në këtë moment, as në këtë pikë, nuk ka konsensus në Bosnje dhe Hercegovinë. Por unë besoj se do të vije koha që të paktën, për liri të lëvizjes të arrihet pajtueshmëri, sepse kjo është në të mirën e të gjithë njerëzve, sepse, si pasojë e këtij regjimi, po pësojmë dëme nga të dyja anët”, deklaroi Xhaferoviq.
“Krejt kjo për çfarë po flas kam punuar gjithë kohën prej 4 vjetësh që jam në presidencë, por nuk ka konsensus brenda presidencës së Bosnje e Hercegovinës”, tha, mes tjerash, ai.
Madje, sipas tij, në Bosnje e Hercegovinë nuk flitet as për mundësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës.
“Qëndrimi zyrtar i Bosnje dhe Hercegovinës është se kur është në pyetje njohja e pavarësisë së Kosovës nga Bosnja e Hercegovina duhet të ketë një konsensus. Ky konsensus në këtë moment nuk ekziston dhe ky është qëndrimi zyrtar i Bosnje Herecegovinës dhe unë jam i detyruar ta them pa marrë parasysh se çfarë unë mendoj personalisht si anëtar i presidencës” deklaroi Xhaferoviq
Këto deklarime anëtari boshnjak i presidencës së Bosnje Hercegovinës i dha para medieve në Samitin e Brdo-Brijunit, i cili u mbajt javën e kaluar në Slloveni e ku mes tjerash u bë thirrje për liri të lëvizjes.
Mirëpo qëndrimi i bllokuar i Bosnje Hercegovinës në raport me Kosovën vije për shkak të refuzimit të presidentit serb të Bosnjes, Milorad Dodik, i cili njihet si një kundërshtar i pavarësisë së Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Parashikimi i motit për fundjavë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë