LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi-Varhelyi: Në fokusin e KE-së është edha plani i propozuar ekonomik

Xhaferi-Varhelyi: Në fokusin e KE-së është edha plani i propozuar ekonomik

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me Komisarin e Fqinjësisë dhe Zgjerimit të BE-së Oliver Varheji, në kuadër të vizitës së punës në vend.

Xhaferi shprehu kënaqësi për takimin e sërishëm këtë vit me Komisarin Varheli dhe falënderim të veçantë për lajmet e mira që vijnë nga Brukseli këtë vit, për përparimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në procesin e eurointegrimeve. Ai theksoi se Kuvendi i përmbushi obligimet e veta në kuadër të procesit reformues në mandatin paraprak dhe shprehu shpresë se aktivitetet në bashkëpunim me opozitën, do të vazhdojnë me ritëm të pazvogëluar si edhe deri tani.

Siç theksohet në kumtesë, Xhaferi shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme shumë dekadash të Komisionit Evropian, Parlamentit Evropian dhe institucioneve evropiane. Angazhimet tona të cilat deri në fund të vitit duhet të formalizohen me hyrje në kapitullin e ri të procesit të aderimit – fillimin e negociatave për anëtarësim në Union dhe organizimin e konferencës së parë ndërqeveritare në suazat e kryesimit gjerman me Këshillin e BE-së, konstatoi Xhaferi.


“Komisari Varheji falënderoi përzemërsisht për mundësinë të flasë para deputetëve në Kuvend, gjë që e vlerësoi si privilegj të drejtimit të drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Sipas tij, krahas Raportit për përparimin dhe Strategjisë për zgjerim, në fokusin e Komisionit është plani i propozuar ekonomik për rajonin, që është sidomos i rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm të çdo vendi individualisht, por edhe tërthorazi të Unionit në tërësi”, thuhet në kumtesë.

Plani ekonomik ka për qëllim që para së gjithash tërësisht të ndryshojë dhe përmirësojë jetën e qytetarëve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, me theks në infrastrukturën, digjitalizimin si vegël për avancimin e zhvillimit ekonomik, tërheqjen e investimeve, hapjen e vendeve të reja të punës, sidomos për të rinjtë. Kjo pako vjen me parakushte të cilat çdo vend aspirues do të duhet doemos ti pranojë dhe zbatojë dhe në këtë drejtim, roli i Kuvendit në këtë proces është me rëndësi të jashtëzakonshme në marrjen e vendimeve në kohën e duhur dhe me përmbajtjen e duhur, përfundoi komisari Varheji./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Daut Haradinaj: Kosova nuk mund të presë më për NATO, duhet të veprojmë tani

Daut Haradinaj: Kosova nuk mund të presë më për NATO, duhet të veprojmë tani

Lajme
Kalo në kategori