LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi-Petroviq: Bashkëpunimi në mes Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi do të vazhdojë në nivele të larta

Xhaferi-Petroviq: Bashkëpunimi në mes Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi do të vazhdojë në nivele të larta

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, u takua me ambasadoren e Malit të Zi në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Marija Petroviq.

Ambasadorja Petroviq i drejtoi urime për rizgjedhjen kryetarit Xhaferi, duke i dëshiruar mandat të suksesshëm, zhvillim të shpejtë dhe dinamikë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ajo shprehu shpresë se bashkëpunimi i hapur dhe miqësor dhe këmbimi i vizitave në nivel të lartë, të cilat ishin intensive në periudhën e kaluar, do të vazhdojnë edhe në të ardhme.

Ambasadorja Petroviq foli shkurt edhe për gjendjen politike në Malin e Zi pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare.


Kryetari Xhaferi e përshëndeti avancimin e Malit të Zi në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe shprehu shpresë se vendi së shpejti do të arrijë të finalizojë atë pjesë të procesit të aderimit. Ai theksoi se pret deri në fund të vitit të organizohet edhe konferenca ndërqeveritare ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, që do të paraqiste edhe fillimin oficial të negociatave për anëtarësim.

Kryetari Xhaferi informoi se pas zgjedhjeve parlamentare më 15 korrik të vitit 2020 dhe formimit të shumicës parlamentare, Kuvendi i formoi edhe trupat punues, a së shpejti do të formohen edhe delegacionet në asambletë ndërkombëtare dhe grupet parlamentare të bashkëpunimit. Në fund, ai shprehu bindjen se edhe në të ardhme do të vazhdojë bashkëpunimi i suksesshëm në kuadër të nismave rajonale ku marrin pjesë deputetë të dy shteteve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Politikë
​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Lajme
Kalo në kategori