Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të masakrës së Srebrenicës.
Të jesh këtu sot, në këtë vend të pikëlluar, vend i cili gjëmon me qetësi e cila është më e zëshme se gjëma më e madhe është ndjenjë e dhimbshme. Pikëllimi dhe dhimbja ndjehen në çdo frymëmarrje, në çdo hap që bëhet mbi këtë truall. Por sërish, duhet me qenë i fortë dhe të bëhet hap dinjitoz, të nderohen viktimat e njohura dhe të panjohura, të zbuluara dhe akoma të pazbuluara që të tregojmë me vepër se jemi të vetëdijshëm për tragjedinë e madhe njerëzore, të dëshmojmë se kemi përgjegjësi dhe respekt njerëzor dhe moral, të inkurajohemi dhe të angazhohemi që kurrë mos harrohet, kurrë mos harrohet dhe kurrë mos përsëritet”, tha Xhaferi në fjalimin e tij për 24-vjetorin e gjenocidit në Srebrencicë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ai tha se të gjithë ne paraardhësit e të cilëve kanë jetuar këtu, edhe ne që tani jetojmë dhe krijojmë në këtë copë të rruzullit Tokësor dhe fëmijët dhe nipërit e të cilëve shpresojmë se do të vazhdojnë ti japin jetë këtij nënqielli, për fat të keq jetojmë të shënuar me nocionin se Ballkani është “fuçi baruti” një kazan që vlon vazhdimisht dhe se këtu gjithmonë mund të shkaktohet konflikt.
ne.
“Aq mirë njihemi ndërmjet veti, jemi të njohur me mikpritjen tonë, me raportin e ngrohtë dhe të kujdesshëm, të pazakontë bile për ca pjesë të planetit Tokë, dimë si të gëzohemi së bashku dhe si të ndajmë pikëllimin bashkë, për shkak se para së gjithash jemi njerëz, fqinjë, miq a mundet edhe familje… Kam shpresë dhe jam optimist se rajoni ndryshohet për të mirë, punët tani më shihen nëpër një prizëm tjetër, gjeneratat e reja të politikanëve janë mendje hapur, me botëkuptim të qartë, flasin për botë pa kufij, për mundësi të panumërta për mësim, për hulumtim, punë dhe zhvillim të të rinjve, për krahë të hapura gjerë dhe për maja të larta për arritje”, tha Xhaferi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare