Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka reaguar në lidhje me rastin e qytetarit, Sabri Beqiri ku pretendohet se i njëjti ka paguar 417 € për varrimin e nënës.
Tahiri në një postim të tij në rrjetin social Facebook ka thënë se qytetarët e Komunës së Vushtrrisë që nga 1 janari 2018, nuk paguajnë për shpenzime të varrimit pasi siç tha ai këto shpenzime i mbulon Komuna.
Sipas tij, refuzimi i kryerjes së shërbimeve të varrimit për qytetarët, aq më tepër rastet në nevojë janë të pa pranueshme dhe kundër praktikave të bashkësive fetare në Kosovë.
Tahiri tregoi se në një takim që ia ka bërë sot Këshillit të Bashkësisë Islame në Vushtrri i është sqaruar se paratë të cilat i ka paguar, Sabri Beqiri, në emër të anëtarësisë i janë kthyer të gjitha.
Lexoni më poshtë postimin e plotë të tij:
“Qytetarët e Komunës së Vushtrrisë që nga 1 janari 2018, nuk paguajnë për shpenzime të varrimit. Këto shpenzime i mbulon Komuna.
Lidhur me rastin e qytetarit Sabri Beqiri ku pretendohet se i njëjti ka paguar 417 € për varrimin e nënës, sot kam takuar udhëheqësit e Këshillit të Bashkësisë Islame në Vushtrri ku më është sqaruar se komuna ka kryer të gjitha obligimet e parapara.
Gjithashtu në KBI më njoftuan se paratë të cilat i ka paguar qytetari Sabri Beqiri, në emër të anëtarësisë, i janë kthyer pasi është evidentuar si rast skamnor.
Refuzimi i kryerjes së shërbimeve të varrimit për qytetarët, aq më tepër rastet në nevojë është i pa pranueshëm dhe kundër praktikave të bashkësive fetare në Kosovë.
Këto të fundit janë shembulli më i mirë i bashkëjetesës fetare dhe solidaritetit në vend dhe si të tilla duhet të dëshmohen e të çmohen vazhdimisht.
Rasti i Sabri Beqiri dhe afër 100 familje tjera në Vushtrri ndihmohen rregullisht nga KBI me miell dhe pako tjera ushqimore në kuadër të programeve humanitare.
Si duket deri te mos marrëveshja për pagesën prej 417€ ka ardhur për shkak të moskomunikimit të duhur qytetar-KBI.
Komuna e Vushtrrisë gjithnjë do të mbetet në shërbim të qytetarëve dhe të ofroj përkrahje pa rezervë brenda mundësive që ka”, ka shkruar ndër të tjera kryetari i Komunës së Vushtrrosë, Xhafer Tahiri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Walker: Thaçi, Veseli e të tjerët po mbahen në Hagë padrejtësisht, nuk ma mundësuan t’i takoj

Gashi: Mosrespektimi i gjykatës nga Kurti, rrezikon procesin e rastit “Banjska” të Radoiçiqit

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Mushkolaj: Kurti nuk do ta fitojë betejën me shtetin

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës