Kur mendohej se debati për reformën në drejtësi u sfumua pas javës së rrëmujshme me akuza të forta mes ambasadorit amerikan dhe Prokurorit të Përgjithshëm, kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, rihapi të njëjtin debat.
Pozicionimi i tij është krejt i qartë në mbështetje të akuzave të ambasadorit Lu për shkeljen e Kushtetutës nga kryeprokurori Llalla në procesin e zgjedhjes me short të anëtarëve të Këshillit të Përkohshëm të Emërimeve në Drejtesi.
Top Channel disponon letrën nëpërmjet së cilës Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj ka informuar Presidentin, kryeparlamentarin dhe kryetarët e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe kryeprokurorin për paligjshmërinë e Këshillit të Përkohshëm të Emërimeve në Drejtësi.
“Më rezulton se procesi i përzgjedhjes së listave të kandidatëve nga ana e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë është tërësisht në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin përkatës, për rrjedhojë, edhe vetë, rezultati i nxjerrë nga procesi i shortit”, thotë deputeti socialist.
Fatmir Xhafaj citon një pikë të Kushtetutës, që sipas tij, është shkelur gjatë hartimit të listave të kandidatëve nga Prokuroria dhe KLD-ja. Ata iu referuan si kriter edhe kryerjes së Shkollës së Magjistraturës, por që sipas Xhafajt nuk i përket kësaj faze të përkohshme, që duhet të kishte vetëm një kriter përjashtues nga gara.
“Kjo dispozitë kushtetuese pengon marrjen pjesë në short të gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndaj të cilëve është dhënë masë disiplinore. Ky është i vetmi kriter ndalues”, thotë ai.
Ky është një qëndrim i kundërt me atë të kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, i cili e mbrojti publikisht si korrekte dhe të ligjshme procedurën e ndjekur nga Prokurori i Përgjithshëm, kur ai u akuzua nga Ambasadori Amerikan për shkelje të Kushtetutës në përzgjedhjen e kandidatëve për Këshillin e Emërimeve.
Kryetari i Komisionit të Ligjeve këmbëngul në zbatimin e dy standardeve për shortin e Këshillit të Emërimeve, të cilat siç paralajmëron Xhafaj, nuk kanë vetëm pasoja juridike, por edhe politike.
“Vlerësoj se injorimi i këtij fakti cënon besueshmërinë e qytetarëve në procesin e ndërtimit të institucioneve të reja të drejtësisë, si dhe kompromenton sinqeritetin e faktorëve politikë dhe institucionale në deklarimet e tyre për të mbështetur reformën në drejtësi”, sqaron Xhafaj.
Letra e kryetarit të Komisionit të Ligjeve u është dërguar të hënën drejtuesve të institucioneve kushtetuese, në të njëjtën ditë që atyre dhe ambasadorëve Lu dhe Vllahutin u ka shkuar një letër nga ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, që kundërshtoi si antikushtetues ngritjen e bordit menaxhues të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
Kjo betejë me letra është një provë tjetër se zbatimi i reformës në drejtësi do të jetë i vështirë dhe mesa duket, po kaq e vështirë do të jetë marrëdhënia me partnerët ndërkombëtare dhe akoma më e ndërlikuar ajo mes aleatëve në Qeveri…pavarësisht buzeqeshjeve dhe premtimeve për bashkëpunim./tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri – patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker