Ministrja e Mbrojtjes në Shqipëri, Olta Xhaçka, në një konferencë për media ka thënë se operacionit të kërkim-shpëtimit po i vjen fundi dhe se prioritet mbetet që të garantohet strehim, ushqim dhe kujdes për çdo qytetar që ka mbetur pa strehë. Ajo ka theksuar se këto ditë janë të vështira dhe se kanë testuar të gjithë.
“Por, lajmi i mirë është se pavarësisht se situata është ende aktive, fuqia e goditjeve kanë një trend të dukshëm zbritës dhe shpresojmë që të gjitha këto të jenë shenjat që kësaj situate sizmike po i vjen fundi. Këto ditë kanë qenë vërtet të rënda e të vështira. Kanë qenë ditë tragjike, që na kanë testuar të gjithëve dhe jam shumë krenare që shqiptarët, kudo, në zonat e prekura, dhe ato jo të prekura, në rajon e kudo në botë, e kaluan këtë test në mënyrën më dinjitoze që ka fituar admirimin e botës, me solidaritetin e bashkëpunimin e tyre”, ka thënë ajo.
Ministrja ka folur edhe për dëmet që kanë shkaktuar tërmetet, transmeton Telegrafi.
“Jetët e humbura, 48 prej të cilëve deri tani janë të identifikuar nuk do të kthehen dot më. Kjo ngjarje ka pasur një kosto aq të rëndë në jetë të prera në mes, sa do të jetë e paharrueshme për të gjithë ne sa të kemi jetë. Por, ka pasur edhe një kosto e pasoja jashtëzakonisht të rënda materiale, në shtëpi e banesa të shkatërruara. Dhe sot, kur operacioni i kërkim shpëtimit po vjen drejt fundit, prioriteti ynë është të garantojmë strehimin, ushqimin, kujdesin për çdo qytetar që sot ka mbetur pa strehë”, ka deklaruar ajo.
Xhaçka bëri thirrje te qytetarët që të mos e rrezikojnë vetën dhe familjen e tyre duke u kthyer në shtëpitë e dëmtuara.
“Nëse shtëpia juaj është e dëmtuar, mos bëni vetë ekspertin, mos rrezikoni veten e familjen. Largohuni! Largohuni për në strukturat akomoduese, siç janë qindra shtretër në hotelet më të mira në Durrës, Tiranë, Lezhë, Shëngjin apo Berat apo për tek të afërm tuaj nëse dëshironi, por largohuni deri në verifikimi e situatës nga ekspertët sepse situata në banesat me strukturë të dëmtuar është sot po aq e rrezikshme sa ditën e goditjes së madhe sizmike. Sot ka nisur vlerësimi i rrezikshmërisë së banesave nga ekspertë shqiptar e të huaj”, është shprehur Xhaçka.
Tutje ajo ka theksuar se, sipas vlerësimeve paraprake në terren, janë mbi katër mijë banorë që sot e kanë të pamundur të rikthehen në banesat e tyre, dhe se ky numër me shumë gjasa do të ndryshojë në orët në vijim. Ministrja ka shtuar se do të punojnë për t’i larguar banorët nga kampet me çadra e për t’i çuar ata në strehim më të sigurt. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Mickoski: Shpresoj se procesi ynë i integrimeve evropiane do të zhbllokohet me mbështetjen e madhe të Hungarisë

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës