Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, drejtoi sot sesionin e Këshillit Ministror të OSBE-së që u mbajt në Suedi, në cilësinë e treshes kryesuese të kësaj organizate për 2019-2021.
Xhaçka e cilësoi nismën “Ballkani i hapur” si një mjet efektiv për të luftuar pasigurinë dhe paqëndrueshmërinë, që po rriten gjithnjë e më shumë në hapësirën e OSBE-së. Sipas saj, bashkëpunimi dhe dialogu janë e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund konflikteve dhe t’i hapin rrugë negociatave.
“Dialogu nuk është kurrë i lehtë. Sidomos në një klimë polarizimi të theksuar në politikën ndërkombëtare dhe të brendshme. Por unë besoj fort se dialogu është e vetmja rrugë. Është ky besim dhe përkushtim ndaj vlerës së dialogut që mbështet politikën e jashtme të Shqipërisë”, tha ajo.
Kjo është arsyeja, vijoi Xhaçka, që në rajon kanë nisur një aksion të pashembullt, Iniciativën e “Ballkanit të Hapur”, e cila në thelb është një përpjekje për të përshpejtuar procesin e Berlinit”.
“Sigurisht, ka çështje të pazgjidhura mes shumë njerëzve dhe vendeve në rajonin tonë. Por ne besojmë se duke biseduar, duke bashkëpunuar, duke u treguar njerëzve tanë dhe komuniteteve tona se si mund të përfitojnë nga bashkëpunimi, në vend të konfliktit, ne do të krijojmë një imperativ për paqen dhe stabilitetin duke punuar së bashku”, deklaroi ministrja gjatë fjalës së saj.
Ministrja Xhaçka vlerësoi rolin e OSBE-së në zbatimin e agjendës së Grave, Paqes dhe Sigurisë, si një ndër prioritet kryesore të Shqipërisë në OKB, si dhe përgëzoi kryesinë suedeze për angazhimin e saj ndaj kësaj agjende./atsh/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës