Gjashtë vjet më parë, ish-kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku, ishte gjetur fajtor për veprat penale të detyrimit dhe armëmbajtjes pa leje dhe ishte dënuar me tre vjet burg.
Zharku, përkundër se dënimi i ishte bërë i plotfuqishëm, nuk ka shkuar asnjëherë në vuajtje të dënimit ndërsa në media u raportua se gjendet në një vend skandinav.
Në maj të vitit të ardhshëm Zharku mund të kthehet në Kosovë e dënimi ndaj tij nuk do të mund të ekzekutohet më.
Më 21 prill 2011, Gjykata e Qarkut në Prishtinë e kishte shpallur Xhabir Zharkun fajtor për kryerjen e veprave penale të detyrimit dhe posedimit të paligjshëm të armës. Ai ishte dënuar me tre vjet burgim dhe i ishte shqiptuar gjoba prej 1,500 euro.
Çështja kishte të bënte me një rast të vitit 2006, kur ishte privatizuar nga AKM-ja një fermë e deleve në fshatin Rakaj të Ferizajt. Sipas Prokurorisë, të dëmtuarit në këtë rast, Xhelil dhe Emrush Suma, kishin qenë fitues të tenderit si ofertues të parë. Mirëpo, pas kërcënimeve nga të akuzuarit në fjalë, fituesit ishin detyruar të tërhiqen për ta fituar atë tani i dënuari Arsim Kolshi, i cili kishte qenë ofertuesi i dytë.
Vendimi i shqiptuar ndaj Zharkut u vërtetua nga Gjykata Supreme e Kosovës më 8 maj 2012. Ndonëse kanë kaluar 5 vjet qëkur ky dënim mori formën e prerë, Zharku nuk ka shkuar në vuajtje të dënimit. Ai është larguar nga Kosova ndërsa nëpër media u raportua disa herë se Zharku po qëndron në Suedi.
Megjithatë, Zharkut nuk do t’i duhet të qëndrojë edhe shumë kohë jashtë Kosovës pasi që sipas një dispozite të Kodit Penal të Kosovës, ai mund të kthehet në Kosovë në maj të vitit të ardhshëm, atëherë kur ekzekutimi i dënimit ndaj tij të ketë arritur parashkrimin absolut.
Neni 108 i Kodit Penal të Kosovës ka paraparë afatet e parashkrimit të ekzekutimit të dënimit e pika 1.5 e paragrafit 1 të këtij neni parasheh se “dënimi nuk mund të ekzekutohet kur kanë kaluar 3 vjet nga dënimi me burgim me mbi 1 vit”, ndërsa pika paraprake ajo 1.4 parasheh se “dënimi nuk mund të ekzekutohet kur kanë kaluar 5 vjet nga dënimi me mbi 3 vjet burg”.
Ndonëse Kodi Penal i Kosovës që hyri në fuqi në vitin 2013, në paragrafin 2 të nenit 108, si risi nga Kodi i Përkohshëm Penal, parasheh se “Parashkrimi i ekzekutimit të dënimeve ndërpritet kur personi i dënuar nuk paraqitet ose nuk dorëzohet për mbajtjen e dënimit me burgim”, megjithatë, kjo nuk e pengon parashkrimin absolut sic njihet në drejtësi.
Parashkrimi absolut parashihet në nenin 110 të Kodit Penal të Kosovës më saktë në paragrafin 6 të këtij neni, “ Ekzekutimi i dënimit ndalohet në çdo rast kur të ketë kaluar dyfishi i kohës së afatit të parashkrimit”.
Në rastin e Zharkut, dënimi ishte me 3 vjet burg, ndërsa ishte bërë i formës së prerë në maj të vitit 2012. Kjo do të thotë se në vitin 2018 kur të kenë kaluar 6 vite, apo dyfishi i afatit të parashkrimit të ekzekutimit të dënimit, Zharku do të mund të kthehet në Kosovë ndërsa dënimi ndaj tij të mos ekzekutohet.
Shpjegim lidhur me këtë situatë juridike, jepet edhe në Komentarin e Kodit Penal të Kosovës, të botuar nga GIZ.
Në faqen 340 të këtij komentari, në pjesën e komentuar nga profesori i njohur i të drejtës penale, Ismet Salihu, duke komentuar paragrafin 6 të nenit 110 të Kodit Penal të Kosovës thuhet se kur kalon dyfishi i afatit duhet të ndërpritet çdo veprim.
“Parashkrimi i ekzekutimit të dënimit paraqitet në çdo rast kur të kalojë dyfishi i kohës që kërkohet sipas ligjit për parashkrimin e ekzekutimit të dënimit, pa marrë parasysh sa ndalje dhe ndërprerje kanë qenë dhe pa marrë parasysh kohëzgjatjen e tyre”, thuhet në Komentarin e Kodit Penal të Kosovës.
KALLXO.com lidhur me këtë rast ka kontaktuar përmes telefonit edhe me avokatin Tahir Rrecaj që kishte ndërmarr disa veprime në çështjen e Zharkut.
Edhe avokati Rrecaj tha se Zharku mund të kthehet në Kosovë pas parashkrimit absolut dhe lidhur me veprën për të cilën ishte dënuar të mos merret asnjë veprim ndaj tij. /Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava dhe përfaqësues të BIK-ut

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker