LAJMI I FUNDIT:

Xhabir Hamiti bën thirrje kundër përçarjeve

Xhabir Hamiti bën thirrje kundër përçarjeve

Profesori i Fakultetit të Studimeve Islame, Xhabir Hamiti, ka bërë thirrje kundër përçarjeve, ndërkaq duke krahasuar të kaluarën me të tashmen, thekson se kombi shqiptarë kurrë nuk ka qenë në pozitë më favorizuese sesa sot.

Ja postimi i plotë i Hamitit:

“Kujdes nga përçarja dhe turbullirat!


Si shoqëri me shumicë shqiptare në vendin tonë, jemi pasardhës të një populli të lashtë në këtë pjesë të botës, fakt i dëshmuar historikisht, por edhe me një të kaluar shumë të dhimbshme. Herë ishim të shtypur e të përulur, e herë të dëbuar me dhunë nga pragu i shtëpisë, ndërsa shumë herë të vrarë e të masakruar pamëshirshëm.

Tërheqja e paraleles mes të kaluarës dhe të tashmes tonë, si popull dhe komb shqiptarë, rezulton se ne nuk kemi qenë në pozitë politike më favorizuese sesa sot, pavarësisht ekzistencës edhe të shumë problemeve të pazgjidhura që na presin në të ardhmen. Këtë të arritur deri këtu, padyshim e kemi edhe falë përkrahjes së faktorit ndërkombëtar, pa të cilin sigurisht se as tani nuk do të ishim këtu ku jemi. Ndryshe, fati i jonë ishte dhe do të jetë i lidhur ngushtë me zhvillimet rajonale, evropiane por edhe ndërkombëtare.

E sotmja dhe e nesërmja, si për ne e ashtu edhe për të tjerët, është sfidë me të cilën do të ballafaqohemi vazhdimisht. Vështirësitë të cilat i kemi gjatë rrugëtimit zgjidhen dhe tejkalohen kur ne bashkërisht në radhë të parë e rendisim interesin e vendit dhe të mirën e përgjithshme të qytetarëve.

Shteti dhe shtetësia e jonë nuk mund të forcohen dhe avancohen, përderisa të gjithë nuk japim kontributin e duhur në këtë drejtim. Mirëqenia individuale në shoqëri nuk mund të gëzohet e përjetohet në rast se mungon mirëqenia kolektive.

Në këto vite që po lëmë pas, fokusimi ynë pa dallim, deshëm apo nuk deshëm t`a pranojmë ishte më shumë i fokusuar në arritjet individuale sesa në arritjet e interesit të përgjithshëm shoqëror.

Synimi drejt pozitave të avancuara në shoqëri, askujt nuk i bënë nderë, përderisa ai ose ajo nuk e ka parasysh të mirën e përgjithshme të vendit dhe të qytetarëve.

Polarizimi i shoqërisë dhe ndarja e saj në taborë, për çfarëdo motivi qoftë, është e keqja më e zezë e cila mund t`i ndodhë asaj. Kahe të tillë nuk duhet t`i lejojmë vetes, sepse askush në të tillë gjendje nuk mund të jetë i shpëtuar, por as i kënaqur e i lumtur.

Turbullirat dhe të këqijat mund të shkaktohen më lehtë sesa të mirat dhe të mbarat, mirëpo në rastin e ndodhive të turbullirave gjithsecili duhet ta ketë në dije se në to nuk përfshihen vetëm shkaktuesit e tyre, por edhe të mirët e të pafajshmit.

Duhet të kemi kujdes që mos ta hedhim kafshatën e bukës duke e futur në gojë. Mallkimi vjen vetëm nga vetja e jonë dhe jo nga të tjerët.

Kokat e ftohura janë ato që i zgjedhin dhe tejkalojnë problemet kur ato ndodhin e na godasin, dhe jo të kundërtat”.

Në trend Lajme

Më shumë
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për të plagosur

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për të plagosur

Kronika e Zezë
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Lajme
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
SHBA-të çmojnë Osmanin për bashkëpunim, nga politologët vlerësohet si mesazh për Qeverinë

SHBA-të çmojnë Osmanin për bashkëpunim, nga politologët vlerësohet si mesazh për Qeverinë

Lajme
Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Lajme
Kalo në kategori