LAJMI I FUNDIT:

Xerox Mobile Scanner

Xerox Mobile Scanner

Xerox Mobile Scanner peshon vetëm pak më shumë se gjysmë kilogrami dhe në paketim të vogël ofron mundësi me të vërtetë mbresëlënëse. Skanimi zgjat pak më shumë se dy sekonda, e pas punës së kryer skaneri mund ta dërgoj dokumentin në pajisjen Eye-Fi.

Skanimi mund të bëhet në JPG por edhe si dokumente PDF, që mund të jenë bardh-e-zi ose me ngjyrë, që zgjidhet përmes tastit në pajisje. Nëse jeni mjaftë të shpejtë dhe vazhdimisht i jepni dokumente për të skanuar, ai do ti bashkoj ato në një PDF të vetëm me disa faqe. Nga pjesa e pasme përmban një sllot për kartelat SD me kartelën Eye-Fi prej 4 GB e cila përkrah krijimin e PDF-ve.

Në SHBA pajisja ka çmimin prej 250 dollarë. /Telegrafi/