Xavi flet për mos transferimin e Messit dhe ardhjen e mundshme të Neymarit

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka shpjeguar se kishte menduar se Lionel Messi mund të mos ribashkohej me klubin disa ditë përpara se të shpallej vendimi i tij, ndërsa për thashethemet rreth rikthimit të Neymar ka mbetur i befasuar.
Argjentinasi njoftoi të mërkurën në mbrëmje se do të luante për Inter Miami këtë sezon dhe jo për Barcelonën, duke përmendur dëshirën për të shmangur atë që i ndodhi dy vjet më parë – kur Barcelona tërhoqi ofertën e tyre për kontratë në momentin e fundit para se ai duhej të nënshkruante.
Duke folur për Gerard Romero, menaxheri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka shpjeguar se çfarë dinte për vendimin.
“Kam vënë re një ndryshim në ditët e fundit dhe ndoshta ai nuk i ka parë gjërat aq qartë. Dhe duhet ta respektosh, nuk do që të jetë aq shumë në qendër të vëmendjes dhe mendoj se na mungon empatia, pak në shoqëri në përgjithësi dhe duhet të vendosesh në vendin e tij. Ai më tha se nuk i ka shijuar këto dy vitet e fundit”, ka thënë fillimisht Xavi.
Xavi u pyet gjithashtu nëse ishte e drejtë që klubi, dhe ai vetë, të krijonin kaq shumë entuziazëm në mesin e tifozëve të Barcelonës rreth rikthimit të tij.
“Eksitimi është krijuar nga ai para së gjithash, pastaj unë, pastaj klubi. Ai dëshiron një jetë më të relaksuar. Ai është lojtari më i mirë ndonjëherë. Isha i bindur edhe unë, por siç thashë në konferencat për shtyp varej nga ai dhe në fund vendosi”.
Menaxheri i Barçës ka mbyllur thashethemet se Neymar Jr mund t’i bashkohet klubit këtë verë, duke deklaruar se ai të paktën nuk ishte në idetë e tyre.
I pyetur për këtë çështje nga Gerard Romero, Xavi u trondit nga sugjerimi, pa dijeni për raportet.
“Ah… Befasi… Kjo është një befasi. Shikoni, unë e vlerësoj Neymar si person, si lojtar, si mik, ai është një lojtar i madh, por ai nuk është në planet tona”, përfundoi trajneri i Barcelonës.
Për më tepër, problemet e vazhdueshme të lëndimeve të Neymarit e bëjnë atë një lëvizje të rrezikshme në moshën 31-vjeçare dhe për një klub që ka prioritete të tjera në treg, kryesisht në pozicionin e mesfushorit, duket një goditje e largët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Mourinho ‘shpërfill’ Guardiolën dhe Fergusonin kur emëron trajnerin më të madh të Ligës Premier

Maresca i kërkon Chelseat transferimin e lojtarit që kushton 50 milionë euro

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës