X, dikur Twitter, ka përqindjen më të madhe të dezinformimit prej gjashtë rrjeteve të mëdha sociale, ka sugjeruar një studim i Komisionit Evropian.

Komisioni ekzaminoi mbi 6,000 postime të veçanta të medieve sociale në Facebook, Instagram, LinkedIn, TikTok, X dhe YouTube, transmeton Telegrafi.


Studimi analizoi përmbajtjen në tre vende që konsiderohen veçanërisht të rrezikuara nga dezinformimi –në Spanjë, Poloni dhe Sllovaki.

“Mesazhi im për [X] është: ju duhet të pajtoheni me ligjin e ashpër. Ne do të vëzhgojmë se çfarë po bëni", paralajmëroi komisionerja e BE-së për vlerat dhe transparencën, Vera Jourova.

Studimi i dezinformimit që nxiti deklaratat e Jourova-s mbuloi Spanjën, Poloninë dhe Sllovakinë, vende në rrezik për që vihen në cak nga dezinformatat për shkak të zgjedhjeve ose afërsisë me luftën në Ukrainë.

Platforma me "raportin e zbulueshmërisë" më të madhe për sa i përket dezinformatave - që do të thotë përqindja e përmbajtjes së ndjeshme të përbërë nga dezinformatat – ishte në Twitter. YouTube kishte nivelin më të ulët, sugjeroi studimi. /Telegrafi/