LAJMI I FUNDIT:

Windows 11 dhe Windows 10 nuk mund të shkarkohen më në Rusi

Windows 11 dhe Windows 10 nuk mund të shkarkohen më në Rusi

Në fillim të këtij muaji, Microsoft njoftoi se po reduktonte volumin e biznesit në Rusi.

Më herët, kompania njoftoi ndërprerjen e shitjeve të produkteve të saj të reja në atë vend, në shenjë proteste për shkak të ndërhyrjes ushtarake ruse në Ukrainë.

Agjencia ruse e lajmeve TASS raportoi dje se përdoruesit në Rusi nuk janë më në gjendje të shkarkojnë dhe instalojnë Windows 11, nga faqja zyrtare e Microsoftit në atë vend.


https://twitter.com/campuscodi/status/1538570733672189955

Sipas raportit, përpjekja për të shkarkuar Windows 11 ose 10 çon në një gabim “skedari 404 nuk u gjet” ose “Direktoria nuk u gjet”, megjithëse thekson se shkarkimi funksionon pa probleme kur ndryshon vendndodhjen përmes VPN.

Është interesante se mjeti i krijimit të mediave mund të shkarkohet pa asnjë problem, pas së cilës ai ende raporton gabimin “0x80072F8F-0x20000” dhe një mesazh shtesë.

Nuk dihet nëse kjo është pjesë e planit të Microsoft për të tërhequr ngadalë të gjitha produktet dhe shërbimet e tij nga Rusia, apo nëse bëhet fjalë për një problem teknik.

Sipas Ministrisë së Zhvillimit Dixhital nga Rusia, ka shumë mundësi që përdorimi i VPN, për të kapërcyer kufizime dhe sanksione të ndryshme, të mos ndëshkohet. /Telegrafi/