Nënkryetari ekzekutiv i Këshillit Atlantik, Damon Wilson, thotë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është duke i përgatitur qytetarët për vendime të vështira në lidhje me çështjen e Kosovës, pasi thotë se për vendin nuk janë ditë të lehta.
“Unë e përshëndes ndihmën e presidentit Vuçiq në përgatitjen e Serbisë për këtë proces dhe për negociatat. Një bisedë e sinqertë me publikun, është më se e nevojshme si në Kosovë ashtu edhe në Serbi, për faktin se do të ketë vendime të vështira dhe kompromiset janë të domosdoshme”, tha Wilson, në një intervistë për Zërin e Amerikës.
Wilson tha se guximi politik dhe udhëheqja janë të nevojshme që njerëzit të përqendrohen në të ardhmen.
“Unë jam i impresionuar nga kjo dhe shpresoj që kjo është vetëm një pjesë e procesit të përgatitjes së publikut për disa vendime. Një burrështetasit të cilët janë në gjendje të shohin se çfarë do të ndodhë dhe çfarë do të thotë kjo për shtetin e tyre për pesë, 10, 20, 30 vjet. Kjo është ajo që po ndodh tani, përgatitja e publikut që të kuptojë se kjo gjë është me të vërtetë e mirë për këto shtete”, tha Wilson.
Ai tha se marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë e qartë dhe të largojë pengesat që Serbia të jetë pjesë e Bashkimit Evropian si dhe Kosova të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare.
“Ajo për të cilën ne po flasim është se kufijtë në rajon duhet të jenë më pak të rëndësishëm dhe mendoj se kjo marrëveshje mund ta shpejtojë një gjë të tillë, por duhet që të dyja palët të bien dakord për këtë, dhe ne nuk do të diktojmë diçka të tillë. Këshilli Atlantik po i sheh dhe mbikëqyrë të gjitha këto, por as Shtetet e Bashkuara të Amerikës as Bashkimi Evropian nuk do të diktojë asgjë,” tha Wilson.
Këshilli Atlantik, më 29 korrik mbajti një samit virtual me vendet e Ballkanit Perëndimor. Në këtë samit, liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor ranë dakord që të përshpejtojnë lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve në rajon.
Ata u zotuan se do t’i eliminojnë barrierat që kanë penguar rritjen ekonomike, si dhe u pajtuan që të ndiqet një plan për të tërhequr investimet e huaja direkte në rajon, sidomos tani kur ekonomitë e këtyre vendeve janë duke u përballur me pasojat e shkaktuara nga pandemia e coronavirusit.
Ndërkaq, pas 20 muajsh ndërprerje, dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë rifilloi më 16 korrik.
Me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takuan dhe thanë se kanë biseduar për çështjen e të pagjeturve dhe për çështjet ekonomike. /Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës