LAJMI I FUNDIT:

Wikileaks zbulon ”Marrëveshjen e Majit” në mes të Ali Ahmetit dhe Nikolla Gruevskit?

Wikileaks zbulon ”Marrëveshjen e Majit” në mes të Ali Ahmetit dhe Nikolla Gruevskit?

Së fundmi, Vest 24 bën të ditur se Wikileaks ka publikuar marrëveshjen në mes të Ali Ahmetit dhe Nikolla Gruevskit, të arritur në zgjedhjet parlamentare të vitit 2008, që njihet si Marrëveshja e Majit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas dokumentit që zbulon Wikileaks, kryeministri i atëhershëm i ka premtuar BDI-së, që nëse i ndihmojnë që të mbetet në funksionin e kryeministrit, atëherë para deputetëve do të propozojë ligj përmes të cilit, luftëtarët e UÇK-së, do të fitojnë ndihmë sociale, si edhe ligj për përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare.

Sipas Wikileaks, ”Ambasadori i SHBA-ve ia ka përkujtuar Gruevskit dy çështje të hapura të marrëveshjes së 29 majit, në mes të OBRM-PDUKM-së dhe BDI-së, paketa sociale për të rënët e luftës së vitit 2001 dhe përfundimin e draft-ligjit për gjuhën. Gruevski është përgjigjur se qeveria e tij është e gatshme të jep para dhe vende pune për personat për të cilët BDI tashmë i ka propozuar. Duke paralajmëruar triumfalizmin e BDI-së, posaçërisht në kontekst të kundërtrysnisë të organizimit joformal të veteranëve maqedonas të vitit 2001 dhe të partnerit të koalicionit, PDSH-së, ai ka theksuar se qeveria e Maqedonisë qartë do të kundërshtojë çfarëdo roli në atë marrëveshje. Gruevski ishte pesimist në propozimin për Ligjin për gjuhën dhe përsëriti se nuk ka premtuar se do ta përfundojë draft-ligjin në kaudër të marrëveshjes së 29 majit. Ai ka shprehur pakënaqësi nga kundërshtimi i LSDM-së opozitare për të marrë pjesë në proces, duke deklaruar se nëse LSDM do të merrte pjesë, në kuvend tashmë do të ekzistonte një draft-ligj i pranueshëm.”/Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Aksioni për mbylljen e institucioneve paralele, Policia: Vepruam bazuar në kërkesën e MAPL-së

Aksioni për mbylljen e institucioneve paralele, Policia: Vepruam bazuar në kërkesën e MAPL-së

Lajme
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Lajme
Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi

Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi

Lajme
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajme
Kalo në kategori