LAJMI I FUNDIT:

WhatsApp është duke punuar në një funksion të ri për të kthyer mesazhet zanore në tekst

WhatsApp është duke punuar në një funksion të ri për të kthyer mesazhet zanore në tekst

Në thelb, veçoria e re do t’i lejojë përdoruesit të konvertojnë përmbajtjen audio të mesazheve zanore në tekst të lexueshëm.

Karakteristika e re është ende në zhvillim dhe është menduar fillimisht për aplikacionin iOS WhatsApp. Platforma e mesazheve WhatsApp ka punuar dhe prezanton shumë veçori të reja kohët e fundit. Javën e kaluar u zbulua se WhatsApp ka përmirësuar aftësitë e saj të kriptimit, duke lejuar që mesazhet tuaja të koduara të ruhen në Google Drive ose iCloud.

Faqja Wabetainfo, e cila raporton rregullisht për lajmet që lidhen me WhatsApp, tha se transkriptimi do të bëhet në pajisje ose në nivel lokal, dhe mesazhet zanore nuk do të dërgohen në WhatsApp ose Facebook server për të marrë transkriptimin.


Ky funksion do të përdorë teknologjinë e Apple të “njohjes së të folurit”. Transkriptimi i tekstit do të bëhet në një seksion të veçantë të quajtur “Transkript”, dhe përdoruesit gjithashtu do të jenë në gjendje të kalojnë lehtësisht në një etiketë kohore specifike në transkriptim, thuhet në raport.

“Kur një mesazh transkriptohet për herë të parë, transkriptimi i tij ruhet lokalisht në bazën e të dhënave WhatsApp, kështu që nuk do të jetë e nevojshme ta transkriptoni përsëri nëse doni ta shihni atë transkriptim më vonë”, përfundon raporti.  /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
As Apple as Samsung, ky është telefoni më i hollë në botë

As Apple as Samsung, ky është telefoni më i hollë në botë

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Teknologji
Gjiganti i prodhimit të çipave TSMC do të investojë 100 miliardë dollarë në prodhimin amerikan, thotë Trump

Gjiganti i prodhimit të çipave TSMC do të investojë 100 miliardë dollarë në prodhimin amerikan, thotë Trump

Teknologji
Kur blini një telefon të ri, a duhet ta mbushni për herë të parë për 8 deri në 12 orë? Shpjegim i detajuar

Kur blini një telefon të ri, a duhet ta mbushni për herë të parë për 8 deri në 12 orë? Shpjegim i detajuar

Samsung prezanton Galaxy A56, dizajn i ri dhe gjashtë vite mbështetje softuerike

Samsung prezanton Galaxy A56, dizajn i ri dhe gjashtë vite mbështetje softuerike

Teknologji
Kalo në kategori