LAJMI I FUNDIT:

Wengerit po i vije fundi, tashmë shumë tifozë kundër tij (Foto)

Wengerit po i vije fundi, tashmë shumë tifozë kundër tij (Foto)
Ai është përballur me këso situata në kohën e fundit

Kur vitin e shkuar në prill shumë tifozë vendosën të protestojnë kundër Arsene Wengerit,  disa tifozë të vjetër i dolën në krahë duke e mbrojtur atë dhe për këtë dështoi shkarkimi i tij.

Ajo ishte hera e parë dhe e fundit në të gjithë sezonin e kaluar që tifozët e Topçinjve i dolën në krah teknikut francez edhe pse më pas këta të fundit nisën ta ofendonin francezin pas humbjes së parë të këtij sezoni që pësoi Arsenali në ndeshjen e parë kundër Liverpoolit.

Tifozët në protestat e tyre të zakonshme

Durimi e ka një fund dhe tashmë të gjithë kanë dalë kundër, Wengerit duke kërkuar largimin e tij nga stoli i Arsenalit, madje edhe fansat më besnikë të 67-vjeçarit.


Edhe në rrugët e Londrës gjen mbishkrime për largimin e Wengerit

“Arsene ka qenë një trajner fantastik dhe do të jetë gjithmonë një legjendë e Arsenalit, por ka ardhur momenti që ai të largohet dhe duhet ta bëjë diçka të tillë me kokën lartë duke mos lejuar që gjërat të përkeqësohen akoma edhe më shumë”, thotë një tifoz i Arsenalit.

Tatuazh i tifozit me Wengerin duke u larguar

Në vitet e fundit nuk ka progres dhe tituj që i mungojnë Arsenalin prej 13 sezoneve të fundit.

Prej kalimit nga Highbury në Emirates, klubi nuk e ka fituar titullin.

Edhe në rrugë u protestua

Historisë së Arsene Wengerit në stolin e Arsenalit siç duket po i vjen fundi dhe refuzimi i një oferte nga Kina i ka nervozuar edhe më shumë tifozët. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Kalo në kategori