Arsene Wenger ka tentuar t'i jap fund debatit tashmë të krijuar prej kohësh se cili është më i miri i të gjitha kohërave, Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo?

Për më shumë se 15 vite, tifozët e futbollit argumentohen mes vete se a duhet t'i takojë argjentinasit apo portugezit titulli si më i miri i të gjitha kohërave në sportin më të ndjekur në botë.


Dhe tani, ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka tentuar t'i jap fund këtij debati të stërzgjeruar.

Messi and Ronaldo 2

"Unë shpesh them se Ronaldo është një futbollist atlet dhe Messi një artist futbolli, një dallim mes të dy", ka thënë francezi për SoFoot.

"Pas të gjithave, çdokush ka shijen e vetë. Kur na pëlqen loja, e pëlqejmë edhe artistin. Kreativiteti u bënë që të shikoni gjërat që nuk mund të shihen".

"Është në rregull kjo gjë, por nuk mund të mohoj as kualitetet e portugezit. Unë mendoj se futbolli është zhvilluar më shumë në stilin e lojës së Ronaldos se sa në atë të Messit", ka shtuar më tej Wenger. /Telegrafi/

telegrafi sport app