Sot në shtëpinë e futbollit evropian, në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i Ligës së Kampionëve ku tashme dihen edhe çiftet çerekfinale të kësaj gare.

Ndeshjet si Bayern - PSG dhe Liverpool - Real Madrid konsiderohen si më emocionueset në këtë fazë, apo si finale para finales.


Por ish- trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger nuk e sheh asnjërën prej skuadrave të lartpërmendura në finalen e Stambollit.

256268b7 783c 4a83 8642 cc9aa7c2416e scaled

Sipas tij  për trofeun më të rëndësishëm evropian në nivel klubesh në finale do të përplasen dy gjigantët anglez Chelsea dhe Manchester City.

"Në Ligën e Kampionëve është shumë e vështirë të bëhen parashikimi, por unë mendoj se finalja e këtij edicioni do të zhvillohet ndërmjet Chelseat dhe Manchester Cityt", ka thënë Wenger.

de bruyne chelsea man city

Ndryshe, në çerekfinale Chelsea do të ballafaqohet me Porton kurse Manchester City me Borussia Dortmundin. /Telegrafi/

telegrafi sport app