Wenger kundër Sanchezit!

32:"Photograph: Stuart Macfarlane/Ar
Arsene Wenger ka deklaruar se mungesa e besimit nuk është arsyeja e formës së dobët e skuadrës.
Në këtë formë i është përgjigjur akuzave të Alexis Sanchez trajneri francez i Arsenalit.
Sulmuesi kilian kishte thënë se lojtarët e Gunners nuk besojnë në titull dhe kjo i pengon në arritjen e objektivave të ekipit londinez, transmeton Telegrafi.
''Nuk mendoj se është mungesa e besimit arsyeja kryesore'', tha francezi.
''Duhet ta pranoj se ishim tejet të dëshpëruar në dhomat e zhveshjes pas humbjes nga Swansea, por goli i parë ishte faul te Mesut Ozil, kurse i dyti pozicion jashtë loje. Gjithçka ishte kundër nesh'', u shpreh francezi. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































