Bodo Weber, analist nga Berlini, njëherësh njohës i zhvillimeve në Ballkan, tha se publikimi i aktakuzës së Prokurorisë Speciale ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka qenë një gjë “e pritshme dhe e papritshme”.
Ai tha se të gjitha përpjekjet e Thaçit për marrëveshjen për shkëmbimin e territoreve me Serbinë, tash e tre vjet, “kanë qenë treguesi më i mirë se ai do të akuzohej”.
Weber tha se vendimi i Prokurorisë Speciale për të publikuar aktakuzën ka lidhje me takimin e planifikuar në Uashington, midis përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë, më 27 qershor.
“Kjo duket se i konfirmon edhe informacionet në prapavijë se që nga fillimi i negociatave është intervistuar disa herë nga përfaqësuesit e Prokurorisë, për të cilat, ndryshe nga politikanët e tjerë në Kosovë, nuk e ka informuar publikun. Sidoqoftë, lëshimi i pazakontë i informacionit mbi aktakuzën para konfirmimit nga Gjykata sugjeron se kjo është e lidhur me raundin e bisedimeve të së shtunës në Shtëpinë e Bardhë dhe frikën e prokurorit që presidenti Thaçi synon të negociojë një lloj amnistie”, tha Weber, për Radion Evropa e Lirë.
Ai është i mendimit se duhet pritur dhe parë se çfarë ndërlikimesh do të ketë kjo për vazhdimin e dialogut, për takimin në Uashington dhe për samitin e planifikuar në Paris.
“Aktorët perëndimorë kanë qenë të vetëdijshëm me vite se momenti kur publikohen aktakuzat mund të jetë një pengesë e rëndësishme për dialog. Gjykuar nga reagimi i fundit ndaj një deklarate të këshilltarit të ish-kryeministrit [Albin] Kurti për krimet e luftës, të kryera nga shqiptarët e Kosovës, nuk do ta përjashtoja mundësinë që pala kosovare t’i braktisë të dyja takimet”, tha Weber, duke shtuar se, megjithatë, presidenti Thaçi duket se është tashmë në rrugë për në Uashington.
Me ftesë të përfaqësuesit të posaçëm të Shtëpisë së Bardhë në dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë thirrur për takim në Uashington më 27 qershor.
Presidenti Thaçi e ka anuluar vizitën, ndërsa palën kosovare do të përfaqësojë kryeministri Avdullah Hoti.
Tre ditë para këtij takimi, Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ngriti aktakuzë në Dhomat e Specializuara të Kosovës kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, si dhe personave të tjerë, emrat e të cilëve Zyra e Prokurorisë nuk i ka publikuar.
Aktakuza prej dhjetë pikësh thotë se ata akuzohen për “krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasje, zhdukje me detyrim, persekutim dhe tortura”.
Aktakuza pretendon se Thaçi, Veseli dhe të dyshuarit e tjerë në aktakuzë janë përgjegjës për afro 100 vrasje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania