LAJMI I FUNDIT:

Washington Times më 7 prill shkruante: Për të rritur pushtetin, Erdogani do puç ushtarak

Washington Times më 7 prill shkruante: Për të rritur pushtetin, Erdogani do puç ushtarak

Washington Times, më 7 prill të këtij viti, kishte publikuar një shkrim në lidhje me mundësinë e një puçi ushtarak në Turqi, por që paralajmëronte se një puç i tillë do të organizohej nga vet presidenti Erdogan për të fituar më shumë pushtet si dhe për t’i mbajtur nën kontroll disidentët.

Gjithçka rreth puçit ushtarak në Turqi
Lexo po ashtu Gjithçka rreth puçit ushtarak në Turqi

Më poshtë mund ta lexoni artikullin e përkthyer nga Koha.net:

Erdogani i Turqisë shfrytëzon zërat e puçit ushtarak për të rritur pushtetin, për t’i mbajtur nën kontroll disidentët


Liderët ushtarakë të Turqisë, përball rritjes së spekulimeve brenda në vend dhe jashtë tij, ndërmorën javën e kaluar hapin e jashtëzakonshëm për të mohuar planet për një grusht shtet. Por me trazirat e brendshme, me kërcënimin në rritje nga terrorizmi, kaosin në rajon dhe historinë e intervenimeve ushtarake në Ankara, mohimet nuk i kanë heshtur zërat në Washington.

Gjeneralët turq kanë intervenuar në proceset politike gjashtë herë që nga viti 1960 si reagim ndaj tensioneve politike dhe të sigurisë, dhe intervenimi i fundit ka ndodhur më 1997.

Por disa e shohin presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, duke i përdorur madje edhe thashethemet për pushtim të ushtrisë si mënyrë për të konsoliduar pushtetin e tij vazhdimisht në rritje dhe për t’i mbajtur nën kontroll disidentët politikë.

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e Erdoganit (AKP) është si një “lojtar i trajnuar mirë i arteve marciale”, ka thënë Aykan Erdemir, ish-anëtar opozitar i parlamentit në Turqi që tani shërben si drejtues i lartë në Fondacionin për Mbrojtje të Demokracisë në Washington.

“Janë shumë të mirë për t’i kthyer sfidat në avantazh, dhe tani që thashethemet kanë nisur të shpërfaqen, ata e dinë shumë mirë se mund të përfitojnë nga ajo”, ka thënë Erdemir në një intervistë për Washington Times. “Kjo do të thotë se mediat e kontrolluar nga AKP, pro-qeveritare në Turqi i kanë kushtuar kohë dhe energji të konsiderueshme publikimit të këtyre thashethemeve për grusht shtet – pikërisht për faktin se ata e dinë që kjo do të lehtësojë deficitin e legjitimitetit të AKP-së”.

Ndërsa AKP, që është në pushtet për më shumë se një dekadë, është përballur me kritika në rritje, “nëse ju jepet zgjedhja mes një qeverie ushtarake dhe AKP-së, [votuesit] do të rreshtohen kah qeveria e zgjedhur, që është AKP”, thekson Erdemir.

Mirëpo, pozita e AKP-së është e ulët në mesin e të rinjve në Turqi, të cilët thonë se Erdogani mezi i fitoi zgjedhjet e vjeshtës duke shfrytëzuar agjentët e sigurisë për të mbyllur mediat dhe bizneset opozitare. Që nga ajo kohë, presidenti është akuzuar për bllokim të Facebookut, YouTubeit dhe mediave tjera sociale.

Edhe mediat në Rusi kanë transmetuar thashethemet e një puçi.

Marrëdhëniet e Moskës me Ankaranë u prishën pasi forcat turke rrëzuan një aeroplan luftarak rus nëntorin e vitit të kaluar afër kufirit me Sirinë.

Në një editorial të publikuar muajin e kaluar në ueb-faqen e lajmeve të kontrolluar nga Kremlini, “Sputnik International”, thoshte se ushtria turke po “e ndërton gradualisht ndikimin e saj politik, që si pasojë shtron rrugën e një puçi ushtarak”.

Tensionet politike qartazi po ndërtohen në Turqi, e cila është prekur nga lufta civile në Sirinë fqinje, duke ngritur përleshje me grupet separatiste kurde, me ekonominë e dobët dhe me tregun në kolapsim turistik. Shpresat e para vetëm një dekade se Turqia mund të shpërbejë si një model rajonal për një shtet prosperues e demokratik me shumicë myslimane janë në zhdukje e sipër.

Por bisedat për një puç morën një shtytje të madhe nga një burim i papritur – një blog i postuar në ueb-faqen e Institutit konservator Amerikan të Ndërmarrjeve (AEI) me bazë në Washington.

Michael Rubin, një ish-zyrtar i Pentagonit dhe analist i mbrojtjes dhe sigurisë në AEI, thoshte se taktikat autoritare të Erdoganit “duke burgosur kundërshtarët, duke marrë nën kontroll mediat e majta e të djathta, dhe duke ndërtuar pallate në shkallën e një sulltani të çmendur apo të një kalifi aspirues” kanë “dalë jashtë kontrollit”.

Nëse zyrtarët ushtarakë turq do të reagonin me puç, Rubin shkruante, askush nuk do t’i ndalonte ata dhe Washingtoni do të pajtohej me të – siç ndodhi me administratën Obama në rastin e Egjiptit kur pranoi qeverinë e Vëllazërisë Myslimane në Kajro tre vjet më parë.

Rubin tha në një intervistë se ai nuk pret që puçi mund të ndodhë menjëherë.

“Po thosha se nëse ushtria turke do të vepronte, SHBA-të do ta përkrahnin – se Erdogani është bërë person i paqëndrueshëm, se Washingtoni nuk do të ngrinte një gisht për ta rikthyer atë në pushtet nëse dikush do të vendoste ta rrëzonte atë nga pushteti në stilin e Egjiptit”.

Fakti se “çdo gazetë turke e madje edhe Stafi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura Turke u ndjenë të detyruar për të komentuar” në blogun e postuar, do të thotë se “me siguri ua ka prekur nervat”, ka thënë Rubin.

Mohimi publik

Presioni u rrit kur ushtria turke, e njohur me shkurtesën TSK, u ndje e detyruar të lëshonte një mohim publik.

“Është e pakonceptueshme të mendohet se TSK do të toleronte ndonjë fenomen apo veprim ilegal që do të dilte nga zinxhiri komandues” ka thënë më 31 mars Stafi Komandues në ueb-faqen e tyre.

“Kemi nisur veprime ligjore kundër atyre që përhapin lajme dhe komente të tilla, të cilat nuk kanë absolutisht asnjë bazë ligjore a logjike dhe bien në kundërshtim etikën mediale”.

Kryeministri turk [i asaj kohe] Ahmet Davutoglu tha gjatë vikendit se ai personalisht i kishte dhënë miratimin deklaratës së Stafit të Përgjithshëm që mohonte puçin, duke thënë se “Turqia e vjetër” e intervenimeve ushtarake është “e largët”.

Por Rubin thotë se plani ishte hartuar për të ngjallur frikën e një puçi, edhe pse oficerët e lartë dhe shumë oficerë të ulët e kanë njohur Erdoganin vetëm si komandant të tyrin civil ndërsa AKP-në si parti në pushtet.

Brenga e presidentit turk, thotë Rubin, do të duhej të ishte me kolonelët dhe gjeneralët brigadierë që mund të jenë kundër tij dhe që bisedojnë në mënyrë diskrete me forca jashtë Turqisë që e dëshirojnë rrëzimin e qeverisë.

Një burim turk, që ka një rrjet të gjerë të kontakteve politike në Ankara, i ka thënë Washington Times-it në kushte anonimiteti këtë javë se “nuk ka as edhe një person në ushtrinë turke në këtë moment që do të niste një grusht shteti”.

“AKP-ja e ka qetësuar ushtrinë viteve të fundit. Ata kanë vrarë apo arrestuar të gjithë gjeneralët e rrezikshëm në mesin e viteve të 2000-ta”, ka thënë burimi, që theksonte se “mënyra e vetme për një puç ushtarak do të ndodhte vetëm nëse do të kishte përkrahjen e qartë nga SHBA-të”.

Washingtoni “asnjëherë nuk do të pranonte publikisht përkrahjen përveç nëse puçi do të dilte i suksesshëm”, thotë burimi. “Dua të them se SHBA-të me siguri se nuk do të lëviznin gishtin për ta rikthyer Erdoganin në pushtet nëse puçi do të ndodhte papritmas, por është fantazi të mendosh se SHBA-të do të përkrahnin një puç nga fillimi”.

Në ndërkohë, shumë analistë thonë se e tërë ideja e puçit është mizore.

“Nuk ka absolutisht asnjë shans për një puç ushtarak”, ka thënë Erdemir.

“Turqia e ka mbyllur kapitullin e puçeve ushtarake dhe kjo nuk është ajo që i nevojitet Turqisë momentalisht”, ka thënë Cenk Sidar, anëtar opozitar i parlamentit turk që drejton firmën me bazë në Washington për hulumtime dhe këshillime strategjike “Sidar Global Advisors”.

Sidar thotë se autoritarizmi në rritje i Erdoganit ka bërë që shumë turq të ndjehen se janë “duke jetuar në një epokë të një puçi civil”, pot ka thënë se “mënyra e vetme për të ndryshuar qeverinë aktuale do të ishte duke i fituar zgjedhjet – përmes kutive të votimit.

Por Rubin, që sërish përmend precedanin Erdogan, thotë se votuesit turq nuk do ta tradhtonin Erdoganin.

“Populli egjiptian dëshironin të mbronin të drejtat e tyre, por turqit janë më shumë sikurse ato bretkosat proverbiale në ujë që valon ngadalë, ku nuk pranonin të bashkëpunonin derisa u bë tepër vonë”.

Në trend Botë

Më shumë
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Ukraina po negocion sistemet e reja të mbrojtjes ajrore me partnerët - thotë Zelensky

Ukraina po negocion sistemet e reja të mbrojtjes ajrore me partnerët - thotë Zelensky

Botë
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

Botë
Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Evropa
Kalo në kategori