LAJMI I FUNDIT:

Warriors evitojnë panikun: Fitojmë titullin në fushën tonë

Warriors evitojnë panikun: Fitojmë titullin në fushën tonë

Pas humbjes dy ditë më parë në finalen e katërt të play off-i janë të shumtë ata që mendojnë se Cleveland mund të përsëritë këtë vit përmbysjen e madhe, për t’u shpallur sërish kampion në NBA.

Por nuk janë të këtij mendimi basketbollistët e Golden State Warriors (udhëheqin 3-1 serinë e finaleve), që shprehen se nuk do të ndodhë sërish e njëjta situatë (vjet humbën titullin edhe pse udhëhiqnin 3-1 me ndeshje, pasi Cavaliers përmbysën shifrat dhe fituan 3-4).

“E vetmja ngjashmëri me një vit më parë është rezultati pas katër takimeve të para. jemi në avantazh dhe këtë herë duam ta konkretizojmë me fitore atë, fitore që na jep titullin kampion”, tha trajneri i Golden State, Steve Kerr.


Golden State këtë herë nuk ka frikë, pasi mënyra se si ka zhvilluar 3 ndeshjet e para ka mahnitur të gjithë, duke arritur 15 fitore radhazi në fazën e play off-it, si askush tjetër më parë. Për më tepër që këtë vit ka në skuadër një Kevin Durant në formë dhe që kërkon titullin e parë kampion.

“Kishim kohë që nuk e njihnim shijen e humbje, por gjatë gjithë sezonit kemi qenë të aftë të ngrihemi shpejt pas humbjeve. Duhet të reagojmë në këtë takim dhe të kënaqim tifozët tanë”, tha Stephen Curry, lider i Warriors, që do të luajnë takimin e radhës në stadiumin “Oracle Arena”, në fushën e saj. “Nuk duhet të presim se do të fitojmë meqë luajnë në fushën tonë. Duhet të kënaqim fansat e festojmë para tyre”, tha Curry. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ligat tjera
Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Ndërkombëtare
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Serie A
Sonte në një stadium të kategorisë së dytë luhet Liga e Kampionëve - gjendja e fushës i ka shqetësuar të gjithë

Sonte në një stadium të kategorisë së dytë luhet Liga e Kampionëve - gjendja e fushës i ka shqetësuar të gjithë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori