Gjermanët do të bënin mirë t’i linin mënjanë komplekset dhe të marrin drejtimin e Evropës: kjo është dëshira e Nobelistit të Paqes dhe ish-presidentit të Polonisë, Lech Walesa.
DW: Në cilin drejtim po lëviz Evropa?
WALESA: Kjo është një pyetje e mirë, për të cilën duhet të gjejmë një përgjigje. Duhet të shtrojmë pyetjen për themelet e Evropës, për sistemin e saj ekonomik, për modelin e saj të demokracisë.
Ne duhet të përballemi me populizmin, demagogjinë dhe shpërdorimin e pushtetit nga ana e politikanëve. Duhet ta marrim seriozisht atë që thotë rruga: sepse njerëzve nuk u pëlqen, e kanë humbur besimin te partitë. Le të shikojmë Francën: asnjëra nga partitë tradicionale nuk mundi t’i dërgojë atje kandidatët e saj në zgjedhjet e balotazhit. President do të bëhet një kandidat i pavarur, që nuk i përket asnjë partie. Kjo na mëson se strukturat që kemi nuk përshtaten me realitetin. Po hyjmë në një epokë të re dhe kemi nevojë për një debat për struktura të reja.
Më 4 qershor 2014, ish-presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, mbajti në sheshin e Kështjellës në Varshavë një fjalim historik, para shumë kryetarësh shtetesh të Evropës. Ai ju falënderoi edhe ju, për kontributin tuaj për përmbysjen e komunizmit dhe për çlirimin e Evropës Lindore. Çfarë ndieni kur ju duhet të përjetoni, siç ndodhi para pak ditësh, në të njëjtin vend ku u mbajt fjalimi, një marshim të radikalëve të djathtë me simbole nacionaliste?
Nuk kemi zgjidhje. Dhe atje ku nuk ka zgjidhje zgjohen demonët. Disa shkojnë shumë larg drejt së djathtës në kërkimin e tyre; të tjerë, si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bëjnë një zgjedhje të çuditshme. Prandaj duhet ta avancojmë debatin për zgjidhje më të mira. Duhet ta përmirësojmë demokracinë tonë. Po të mos e arrijmë këtë, do të ndodhë një revoltë.
DW: Dhe cili është drejtimi në të cilin lëviz tani Polonia?
WALESA: Polonia kërkon tepër në të djathtë, ne e përziejmë shumë fenë me politikën. Por këtu kemi të bëjmë me një kërkim, sepse shumë nga ato që kemi ndërtuar në Poloninë e re, janë të papërfunduara. Ajo që ndodh tani, ka të bëjë me zhvillime të gabuara. Kërkesa që na shtrohet neve është që të gjejmë zgjidhje të mira. Sepse diagnoza është në të gjithë Evropën e njëjta. Pakënaqësia është kudo. Prandaj ka rëndësi shërimi. Ata që qeverisin në Poloni ndjekin një terapi të gabuar. Duhet t’i zgjidhësh problemet, por jo në një mënyrë që i shkatërron parimet e demokracisë. Jo kështu.
DW: Çfarë duhet bërë për t’i ndaluar populistët?
WALESA: T’u vësh emrin gjërave që nuk na pëlqejnë. Të ngresh programe dhe struktura përkatëse. Ta detyrosh në zgjedhjet e ardhshme politikën që ta vërë këtë në jetë.
E djathta polake preferon t’u referohet paragjykimeve antigjermane dhe flet për skenare të frikshme për një dominancë gjermane. Ai shihni ju gjermanët si kërcënim?
Unë kam të drejtë ta them këtë që them, sepse kam humbur në luftë babanë: Gjermania është sot vendi më i civilizuar i Evropës. Po gjermanët kanë komplekse. Ata duhet t’i braktisin komplekset dhe të marrin në dorë drejtimin e Evropës, sepse si fuqia më e madhe ata mbajnë përgjegjësi për zhvillimin e Evropës.
Ne shohim se ka disa që duan ta shkatërrojnë Evropën. Gjermanët duhet të jenë të përgatitur dhe të themelojnë pesë minuta pas shpërbërjes së saj, një Evropë të re, vetëm më të mençur! /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMemoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump
Putin: Rusia testoi një raketë të re me rreze të mesme në një sulm ndaj Ukrainës
Netanyahu reagon pas lëshimit të urdhër arrestit ndërkombëtar kundër tij
Urdhër arresti për Netanyahun, reagon BE-ja: Ky nuk është një vendim politik, por i drejtësisë
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme