LAJMI I FUNDIT:

VV-ja akuzon Veselin se po e mban “të bllokuar” raportin për marrëveshjet e Brukselit

VV-ja akuzon Veselin se po e mban “të bllokuar” raportin për marrëveshjet e Brukselit

Lëvizja Vetëvendosje po pretendon se kryeparlamentari, Kadri Veseli po e mban “të bllokuar”, Raportin e qeverisë për Marrëveshjet e Brukselit.

Në një postim në rrjetin social Facebook, partia e Albin Kurtit shkruan se sot janë bërë gjashtë muaj që kur ky raport kishte arritur në duart e deputetëve.

“Gjashtë muaj u bënë sot prej kur Raporti i Qeverisë së Kosovës mbi Arritjet dhe Sfidat në Zbatimin e Marrëveshjeve të Brukselit arriti në kutitë e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ishte data 9 korrik 2018 ajo ditë kur raporti qeveritar me 41 faqe mbi 33 marrëveshjet e dialogut me Serbinë përgjatë viteve 2011-2017 iu dorëzua përfaqësuesve të popullit”, thuhet fillimisht në postim.


Sipas Vetëvendosjes, Veseli “qëllimisht nuk po e fut në agjendë të Kuvendit këtë raport”.

“Mirëpo, plot gjysëm viti më vonë, edhe sot e kësaj dite, ky Raport ngelet i bllokuar. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, nuk e fut në agjendë parlamentare dhe nuk e sjell në seancë plenare për shqyrtim siç bëhet zakonisht me Raportet e Qeverisë.

Kjo është e qëllimshme, dhe qëllimi nuk është i mirë. Përkundrazi”, përfundon postimi i Vetëvendosjes në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke

Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke

Lajme
Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë

Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë

Lajme
Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj

Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
Kalo në kategori