LAJMI I FUNDIT:

VV: Enver Hoxhaj ia dha tenderin mikut të tij

VV: Enver Hoxhaj ia dha tenderin mikut të tij

Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar ish-ministrinë e Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj se tenderin për sistemin e informimit shëndetësor, i cili ishte nënshkruar në vitin 2011, në vlerë prej 1.5 milion euro, ia kishte dhënë mikut të tij, Ymer Shahinit, i cili sipas Vetëvendosjes është në kërkim nga Interpoli dhe FBI për mashtrim.

Sipas Dardan Sejdiut nga Vetëvendosje, Ymer Shahini nuk figuron si përfaqësues i kompanisë Printpek, në Agjencionin për regjistrimin e bizneseve.

“Ne vitin 2011 Enver Hoxhaj ka nënshkruar marrëveshje me Luksemburgun për ndërtimin Sistemit të Informimit Shëndetësor, në vitin 2012 është shpallur tenderi ndërsa e ka fituar  kompania ‘Printec’ me përfaqësues Ymer Shahinin, qe është mik i Enver Hoxhajt, vëllai i gruas se tij. Implementimi është dashur të kryhet për 36 muaj dhe vlera e kontratës ka qenë 1.5 milion. Ndërsa ne vitin 2015 Ymer Shahinit i është ngritur fletarrest nga FBI dhe Interpol”, ka pohuar Sejdiu, duke shtuar se “në vitin 2015, ky sistem është dashtë të jetë në funksion, tash në vitin 2016 jemi, janë dhënë 1milionë. Shkelzen Ibrahimi prokurori i rastit nuk i bën hetimet”.


Më tej ai ka shtuar se Ymer Shahini nuk ka ekzistuar si i regjistruar as në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë.

Ndërsa, Mirsad Shkreta tha se shqetësuese është mos reagimi i institucioneve dhe të përfshirëve në këtë rast.

“Më shqetëson fakti i mosreagimit të akterëve që kanë qenë pjesë të marrëveshjes. Nuk kemi reagim që ka probleme me personin që ka përfaqësuar firmën dhe për sistemin e informimit të shëndetësisë. Ministri Rrahmani, i cili edhe pse në mënyrë të vazhdueshme ka pas lutje për implementim, nuk ka reaguar për asnjë problem për këtë skandal por është bërë pjesë duke e mbuluar. Kjo skemë e paraqet turpin e krimit të organizuar në këto dy parti e që kokën e ka te Isa dhe Hashimi”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori