Klubi i njohur Vushtrria ka vazhduar me transferimin e lojtarëve me emër, pasi qëllimi i klubit mbetet Superliga.

Në tri ditët e fundit, Vushtrria që është lider në Ligën e Parë, ka kryer tri transferime.


Transferimi i parë ishte mesfushori mitrovicas, Kreshnik Nebihu.

Ai ka qenë pjesë e shumë klubeve të Kosovës, duke filluar nga Hajvalia, Gjilani, Drenica dhe së fundi Trepça.

50122802 2040556402687760 4559857342396497920 n

Nuk vonoi shumë dhe Vushtrria zyrtarizoi edhe sulmuesin e Flamurtarit, Shqipdon Ademin.

Ai në të shkuarën ka luajtur edhe për Gjilanin dhe KEK-un.

50088501 2041733889236678 7231113111137157120 n

I treti që u zyrtarizua sot është mesfushori me tipare sulmuese Alban Rexhepi.

Rexhepi  i lindur në Gjilan, së fundmi ka luajtur për Llapin, ndërsa në të shkuarën ka bërë karrierë edhe te Drita, Gjilani, Laçi  dhe Ferizaj.

49946633 2043185762424824 913032999711277056 n

Vushtrria ka tubuar 38 pikë dhe është lider në Ligën e Parë me gjasa të mira që të kthehet në Superligë. /Telegrafi/

Screenshot 7 6

telegrafi sport app