Vullnet Murseli: Do t’ua kthejmë dinjitetin dhe krenarinë qytetarëve

Zgjedhjet lokale po afrojnë dhe për këtë si Telegrafi Maqedoni kemi vendosur të bisedojmë me Vullnet Murselin, kandidatin e Aleancës për shqiptarët dhe Alternativës për shqiptarët për Komunën e Tetovës për të cilin kemi folur rreth prejardhjes së tij dhe planet e tij, nëse zgjidhet kryetar komune.
Murseli thotë se nëse arrin të zgjidhet kryetar i Tetovës, “do t’ua kthejë dinjitetin dhe krenarinë qytetarëve”, ndërsa për të rinjtë thotë se do të kenë parqe dhe qendra për të zhvilluar talentet e tyre.
Kush është Vullnet Murseli?
Kam lindur në Tetovë me 8 Maj 1975. I diplomuar në Fakultetin Juridik dhe magjistër i shkencave për shëndet publik. Pas magjistraturës kam dhënë dhe provimin e jurispondencës. Me shoqen e jetës jemi njohur që në shkollë të mesme, dhe që atëherë jemi bashkë. Kemi dy djem, njëri është student ndërsa tjetri ndjek mësimet e klasës së tetë në shkollë fillore.
Sfida më e madhe personale e Vullnetit dhe si e ka zgjidhur atë?
Sfida kam pasur plotë në jetë, si shumë të tjerë. Sfidat janë pjesë e asaj që jemi dhe asaj që bëhemi. Sfidat më të mëdha janë profesionale se sa personale, por megjithatë çdo problem ka zgjidhje, deri sa ke vullnet dhe dëshirë për të punuar si është më mirë.
Cili është premtimi që do t’ja bënte fëmijës/fëmijëve të tij Vullneti për të rregulluar në Tetovë?
Fëmijët e mi si gjithë të rinjtë e tjerë të qytetit kanë nevojë për qendra rinore, për qytet të pastër e të sigurt, për parqe, për stadium, për park teknologjik për inovacione, për qendër resursesh. Unë dhe ekipi im kemi paraparë në program që midis shumë gjërave tjera, t’i realizojmë edhe këto.
Çka ju premton Vullneti të rinjve?
Të rinjtë deri tani kanë shërbyer vetëm si dekor i partive politike, vetëm si reklamë duke i keqpërdorur vetëm si makineri votimi, dhe s’është e rastit që të rinjtë po e lëshojnë vendin dita ditës. Duke u nisur nga këto dhe probleme tjera që i kemi identifikuar në lidhje me të rinjtë, ne do të krijojmë kushte më të mira për të rinjtë, duke krijuar qendra komunitare të cilat do shfrytëzohen nga të rinjtë, studentët, organizatat rinore pa pagesë. Të rinjtë do kenë park, qendër ku të zhvillojnë talentin e tyre, salla sporti falas ku do të zhvillojnë talentin e tyre sportistët. Do krijohet zona e tifozëve si dhe amfiteatër për evenimentet kulturore. Më e rëndësishme është që programi qeverisës do të bëhet në mënyrë të hapur, duke përfshirë më shumë të rinjtë dhe nevojat e tyre në projektet që do të realizohen.
Cili do të jetë premtimi i parë që do ta përmbush Vullneti pasi ta merr postin?
Premtojmë administratë efikase dhe transparente. Menjëherë do fillojmë me sistemimin e administratorëve për t’i shërbyer sa më mirë çdo qytetari. Do instalojmë sistemin ONE STOP SHOP që të mos kenë nevojë qytetarët të enden lartë e poshtë nëpër sportele. Çdo sportel do funksionojë, s’ka më 2 të punësuar në 7 sportele. Nuk do ketë nevojë qytetari të endet nga sporteli në sportel për të marrë një dokument. Do thyhen muret e brendshme të komunës dhe do zëvendësohen me vitrina xhami, që ta shohin edhe qytetarët që vijnë të shërbehen por edhe “kontrolli i cilësisë së shërbimeve” nëse administratorët e komunës janë në punë, i shërbejnë qytetarëve, apo kanë ikur nga zyra. Do instalojmë kulturën 8 ORË PUNË, jo 5 orë në punë. Ne duhet t’ia kthejmë dinjitetin dhe krenarinë qytetarëve tanë, të cilët deri tani janë shkelur, janë poshtëruar, janë përbuzur. Kjo do marrë fund, sepse tetovarët meritojnë më mirë dhe më mirë do ta bëjmë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

23 shkurti, datë e rëndësishme për Rotary International dhe Rotary në Kosovë

Krzhalovski: Debatet për stemën dhe himnin, mund të jenë pjesë e një procesi më të gjërë përfshirë dhe ndryshimet kushtetuese

Procesi i imunizimit të djemve kundër HPV po zhvillohet pa probleme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë