Kryetari serb, Aleksandar Vuçiq vlerësoi se refuzimi i BE-së për nisjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë edhe pas reformave, është vërtetim e politikës së tij për përforcim të lidhjeve të afërta me Kinën dhe Rusinë.

“Duhet vet të kujdesemi, është e vetmja mënyrë”, deklaroi Vuçiq në intervistën për ‘Financial Times’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vuçiq thotë se procesi i anëtarësimit në BE nuk varet nga vendet që duan të anëtarësohen edhe pse gjatë gjithë kohës kështu flitet.

“Ata gjithmonë thonë: nga ju varet, nga shpejtësia e reformave tuaja”, thotë Vuçiq./Telegrafi/