LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq: Nuk mund ta ekstradojë Radoiçiqin në Kosovë – disa armë i ka blerë në Serbi dhe në Kroaci

Vuçiq: Nuk mund ta ekstradojë Radoiçiqin në Kosovë – disa armë i ka blerë në Serbi dhe në Kroaci

“Nuk mund ta ekstradoj Milan Radoiçiqin në Prishtinë, sepse ne nuk e njohim Kosovën. Radoiçiq ishte aleat i ngushtë i imi, por jo mik”, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai në një intervistë për Sky News ka prezantuar detaje të reja nga dëshmia e ish-nënkryetarit të Listës Serbe, ku tha se një pjesë të armëve përveç Bosnje-Hercegovinës i ka blerë edhe në Serbi dhe Kroaci.

Ai ka folur edhe për Milan Radoiçiqin, gjersa ky i fundit vet ka pranuar se ka qenë pjesëmarrës në sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës.


“Djali që u mor në pyetje në procedurën paraprake tha se ka blerë diçka në Serbi, diçka në Kroaci, diçka në Bosnje-Hercegovinë, le ta hetojmë tani”, tha Vuçiq.

Lideri i Serbisë është përgjigjur pozitivisht kur është pyetur nëse Radoiçiq është aleati i tij i ngushtë, “nuk ka dyshim, ai ka qenë nënkryetar i Listës Serbe”. Megjithatë, ai nuk mund të thotë se ishte shoku i tij.

I pyetur se pse nuk e ekstradon Radoiçiqin në Prishtinë, Vuçiq përgjigjet me një pyetje – “po tallesh apo çfarë. Ne nuk mund të ekstradojmë askënd në Prishtinë, sepse nuk e njohim Kosovën si shtet”, tha Vuçiq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Lajme
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Lajme
Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Lajme
Kalo në kategori