LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq mohon përfshirjen e Serbisë në shpërthimin në kanalin e ujit në Ibër Lepenc

Vuçiq mohon përfshirjen e Serbisë në shpërthimin në kanalin e ujit në Ibër Lepenc

Aleksandar Vuçiq ka reaguar në lidhje me sulmin e së premtes në kanalin e ujit të Ibër Lepencit duke deklaruar se Serbia nuk ka asnjë lidhje me atë që ndodhi në fshatin Varagë në Zubin Potok.

“Asnjëherë mos iu përshtatuni turmës, pavarësisht nëse bëhet fjalë për sot apo dje. Kurrë mos merrni vendime nga frika apo nën presion”, theksoi ai, duke shtuar se nuk dëshironte që në orën gjashtë të mëngjesit të “nxitonte” për të komentuar shpërthimin në veri të Kosovës.

“Çfarë mendoni, pse nuk nxitova këtë mëngjes të them ‘Serbia nuk ka asnjë lidhje me atë që ndodhi në kanalin Ibër Lepenc’”, tha presidenti serb.


Ai më tutje deklaroi se nuk ka nevojë të justifikohet, të kërkonte falje dhe të vraponte pas lajmeve botërore për diçka që nuk e ka bërë, shkruan nova.rs.

“Ata do ta interpretojnë kështu ose ashtu, prandaj ngadalë, në fund të fundit, gjërat do të vijnë në vendin e vet”, tha udhëheqësi serb.

Kujtojmë se institucionet e Kosovës e kanë dënuar aktin duke e quajtur sulm terrorist, i cili është kryer me dijeninë e Beogradit.

Në territorin e komunës së Zubin Potok në veri të Kosovës, mbrëmjen e 29 nëntorit ndodhi një shpërthim i fuqishëm, në të cilin u dëmtua kanali Ibar-Lepenac, i cili furnizon me ujë disa qytete në vend, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termocentraleve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Kalo në kategori