Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, në njëfarë mënyre ka dalë në mbrojtje të pjesëtarit të kundërzbulimit serb, në lidhje me pjesëmarrjen e tij në ngjarjet e dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë, natën e 27 prillit të këtij viti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai ka deklaruar për agjencinë ''Beta'' se këshillëtari i ambasadës serbe në Shkup nuk ka marrë pjesë në vepër penale, e as që ka organizuar diçka të tillë. Ai madje ka thënë se disa maqedonas kanë marrë pjesë në protesta në Beograd, kundër tij.


Vuçiq ka shtuar se me mandatarin për formimin e qeverisë së re të Maqedonisë ka marrëdhënie korrekte dhe se dëshiron marrëdhënie të mira me Maqedoninë.

Megjithatë, ende mbetet e pasqaruar përfshirja e pjesëtarit serb në ngjarjet e dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë./Telegrafi/