Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sonte se konflikti ndërmjet liderit të vrarë të Iniciativës Qytetare SDP Oliver Ivanoviq dhe Milan Radojiçiq ka zgjatur që nga viti 2000.
Ai tha se asnjëherë me Radojiçiq nuk ka biseduar, as me telefon dhe as direkt.
“Ndoshta Radojiçiq ishte në ndonjë takim në të cilin kam qenë. Nuk e hedh poshtë mundësinë që ai të ketë marrë pjesë, por ai njeri e ka ditur se të gjithë do të drejtojnë gishtin drejt tij. 10, 15 vjet ka zgjatur konflikti ndërmjet tyre…. Që nga viti 2000. A është budalla, apo i çmendur, apo çfarë është në pyetje? Ndoshta edhe është, por organet kompetente do ta vërtetojnë këtë”, ka thënë Vuçiq në emisionin “Qirilica”.
Sipas tij, hetimi për vrasjen e Ivanoviq nuk është duke u kryer në të gjitha drejtimet, por vetëm ashtu sikurse po i konvenon dikujt.
“Jam i sigurt se këtu janë të përfshirë njerëz nga anë të ndryshme”, tha Vuçiq, duke mos dhënë detaje tjera.
Ai tha se e gjithë kjo është organizuar me qëllim të caktuar që “veriu i Kosovës të rrëmbehet nga serbët”.
Oliver Ivanoviq u vra më 16 janar para zyrës së partisë së tij në veri të Mitrovicës. Sipas të dhënave nga obduksioni, ai është qëlluar me gjashtë plumba nga “nëntëshja e gjatë” dhe jo shumë larg nga vendi i vrasjes është gjetur edhe një veturë e djegur.
Ivanoviq më herët kishte shfaqur frikën nga ndonjë atentat i mundshëm. Ai kishte thënë se nuk iu frikësohet shqiptarëve, por serbëve dhe kriminelëve, të cilët voziten me makina pa tabela në veri dhe policia nuk reagon.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë