Telegrafi

Vuçiq: Bisedova me ministrin Stoilkoviç për ndërtimin e hekurudhës Serbi-Maqedoni-Greqi, edhe presidentja Siljanovska e përkrah si ide

Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova sot ishte në manastirin “Prohor Pçinjski” në Serbi, për të shënuar Ditën e Ilindenit.

Në shoqërimin e zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Ivan Stoillkoviç. nikoqiri, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha se ka kërkuar nga ai që të shqyrtohet mundësia që Serbia të ndërtojë hekurudhë deri në Tabanoc, ndërsa prej aty, deri në Gjevgjeli, ta ndërtojë Maqedonia e Veriut.

Sipas tij me këtë do të mundësohej qasje më e shpejtë deri në Selanik.

Presidentja Siljanovska tha se propozimi është logjik dhe se e mbështet si ide.

“Sot është këtu edhe zv/kryeministri i qeverisë, z.Stoillkoviç, dhe tashmë kemi nisur që të bisedojmë…respektivisht unë kam shprehur interesimin e R.Serbisë, që ne të ndërtojmë hekurudhën deri në Preshevë, ndërsa ata 190km nga Tabanoci deri në Gjevgjeli, që të mund të kemi arritje të shpejtë deri në Selanik, me hekurudhë të shpejtë dhe mendoj se kjo do të ishte me rëndësi të veçantë për të dy anët”, tha Vuçiq.

“S’mund të flas për hekurudhën, por propozimi është i logjikshëm, po. Edhe të ju bëjë të qeshni, unë sot thash nëse gjatë kohës së Perandorisë Osmane shkonte Orient Ekspres, sot ne kemi problem serioz me hekurudhën, kurse hekurudha është shumë e rëndësishme, kjo është kompetencë e qeverisë, megjithatë sot kishim përfaqësues edhe nga qeveria dhe mendoj se është zgjidhje logjike”, deklaroi Siljanovska.