LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq: Alternativë do të ishte lufta, por nuk do t’i mbijetonim

Vuçiq: Alternativë do të ishte lufta, por nuk do t’i mbijetonim

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Serbia nuk do t’i mbijetonte një lufte të re dhe për këtë arsye duhet të mbështetet në bisedime.

Ai këto komente i bëri kur është pyetur rreth zgjidhjes së çështjes së Kosovës.

I pyetur të komentojë deklaratën e të dërguarit të posaçëm të presidentit amerikan, Richard Grenell, se ekziston plani i SHBA-ve që ta zgjedhin shpejtë çështjen e Kosovës, edhe pse në fund rezultoi të jetë lajm i rremë, Vuçiq u shpreh se gjithmonë ka thënë se para se gjithash duhet të bisedohet, transmeton Telegrafi.


“Sa herë që flitet për fuqitë e mëdha perëndimore që përfshihen, të gjithë kërkojnë gjysmën e Serbisë”, shtoi  presidentit serb.

Vuçiq: Një shtet i madh dhe i fuqishëm evropian i kërkoi Prishtinës vendosjen e taksës, që Serbia të mos e kërkojë veriun dhe Anamoravën
Lexo po ashtu Vuçiq: Një shtet i madh dhe i fuqishëm evropian i kërkoi Prishtinës vendosjen e taksës, që Serbia të mos e kërkojë veriun dhe Anamoravën

Megjithatë, ai i është drejtuar gazetarëve të pranishëm me një pyetje: “A mund të paramendoni situatën tonë nëse nuk bisedojmë, çfarë do të ndodhte me popullin tonë në Kosovë, a ka ndonjë alternativë?”

“Vetëm lufta është alternativë, e ne këtë nuk e duam”, ka shtuar Vuçiq, duke theksuar se nuk janë të nevojshme konfliktet.

Vuçiq: Kemi humbur rastin për kompromis me Prishtinën, do të paguajmë çmimin për këtë
Lexo po ashtu Vuçiq: Kemi humbur rastin për kompromis me Prishtinën, do të paguajmë çmimin për këtë

“Nuk do t’i mbijetonim organikisht luftës. Pas luftërave në Ballkan, Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, luftërat e viteve të 90-ta… nuk do t’i mbijetonin një lufte tjetër. Kemi nevojë për politika të mençura”, tha për fund Vuçiq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori