LAJMI I FUNDIT:

Vuçiç: Situata në Maqedoni, rrezik për stabilitetin në rajon

Vuçiç: Situata në Maqedoni, rrezik për stabilitetin në rajon

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç është shprehur i shqetësuar për situatën në Maqedoni, e cila sipas tij mund të reflektohet në stabilitetin e gjithë rajonit. Vuçiç është shprehur se, një “ukrainizim i Maqedonisë” nuk i duhet askujt, njofton Top Channel.

“Përleshjet, trazirat dhe çfarëdolloj destabilizimi rrezikojnë të kushtëzojnë të gjithë rajonin. Ne në Serbi po punojmë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin”, ka deklaruar Vuçiç.

Ai ka theksuar se, në Serbi situata është tërësisht e qetë dhe e qëndrueshme, por ka theksuar se, është me rëndësi që situata e tensionuar në Maqedoni të zgjidhet sa më shpejt.


Situata në Maqedoni është trazuar pas vendimit të presidentit Ivanov për të amnistuar të gjithë politikanët nën hetim apo në procese gjyqësore, përfshirë ata të lidhur me skandalin e përgjimeve të publikuar vitin e kaluar.

Ky veprim ka shkaktuar reagim të menjëhershëm popullor, me opozitën që prej katër ditësh proteston çdo mbrëmje në rrugët e Shkupit, duke kërkuar dorëheqjen e presidentit.

Pak ditë më parë një shqetësim të ngjashëm kryeministri serb shprehu për situatën në Bosnje e Hercegovinë, për shkak të rritjes së atij që e cilësoi “ekstremizëm politik” që mund të përhapet në mbarë Ballkanin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori