LAJMI I FUNDIT:

Vuani nga anemia, kujdes kur ushqeheni

Vuani nga anemia, kujdes kur ushqeheni

Ka disa lloje të anemisë

Ka anemi të lindura apo ato që ne i themi anemi hemoglobinopati, të cilat nuk trajtohen me hekur. Ka anemi si rezultat i degjenerimit të shpejtë të qelizave të gjakut dhe kryesisht janë ato anemi që quhen hemolitike. Ka anemi si rezultat i sëmundjes së mëlçisë dhe veshkave.

Specialistët thonë se anemia më rutinë por edhe më e thjeshtë për t’u trajtuar është anemia me mungesë të hekurit.


Përqindja më e madhe e njerëzve janë femrat me cikël menstrual të shtuar. Femrat që kanë cikël të zgjatur menstrual dhe me sasi të shtuar fillojnë të bëjnë ulje të hekurit.

Personat që kanë probleme me stomakun dhe me zorrët, personat që kanë ulcerë mund të bëjnë hemorragji.

Salmoni është mbajtësi më i mirë i hekurit, së bashku me tonin dhe sardelet, por duke u shoqëruar hekuri dhe yndyrat e pangopura që kanë efekte pozitive në organizëm.

Përveç salmonit, janë padyshim edhe frutat e detit, por gjithmonë ne shikojmë edhe problemet e tjera.

Për shembull një grua mund të jetë anemike, por mund të ketë yndyra të larta. Në këtë rast ne nuk i përdorim frutat e detit.

Gjithmonë regjimi kombinohet varësisht nga rasti. /KP

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori