Vuajtjet e refugjatëve: Për ushqim, tualet dhe mjek- 2 orë, për në Maqedoni- me ditë të tëra! (Video)
Në situatë mizore, pa kushte elementare për jetesë, të shtrirë në tenda të holla në tokë, nëpër fushat përreth Idomenit më shumë se 14.000 refugjatë nga Siria dhe Iraku, presin vendimin e sotëm të liderëve evropiane, që në Bruksel vendosin nëse do të “vuloset” ruta ballkanike dhe çfarë do të ndodh me mijëra refugjatët në Idomeni.
Edhe pse kushtet në kamp janë të tmerrshme, nuk ka ushqim të mjaftueshëm, ujë, tualete dhe vende për fjetje, refugjatët megjithatë nuk duan të akomodohen nëpër qendrat e pranimit nëpër Greqi, por presin që të hapet kufiri dhe të vazhdojnë rrugëtimin e tyre për në Gjermani, Austri apo Suedi.
Siç regjistroi ekipi i “Meta”, në kamp gjithandej ka radhë me njerëz. Secili pret diçka. Për ujë 2 orë, për ujë 2 orë ndërsa për tualet dhe mjet njëjtë. Për hyrje në Maqedoni presin me ditë.
Studenti i të së drejtës në Damask, 23 vjeçi Kemal thotë se, edhe pse kushtet në kamp janë mizore, do të pres derisa të hapet kufiri dhe shpreson që ky vendim të merret në Samitin e sotëm në Bruksel.
“Jam nga Siria dhe këtu jam gati katër ditë. Kushtet në kamp janë të këqija dhe vetëm presim të hapet kufiri. Dua të shkoj në Gjermani, atje kam familjarë dhe miq. Rruga prej Damaskut e deri këtu më ka kushtuar 3000 dollarë. Kam 23 vjet dhe në Siri isha student i të së drejtës në Universitetin e Damaskut. Situata atje është shumë e keqe, ka shumë gjak, shumë njerëz vdesin, tërë kohën ka bombardime. E tërë e keqja është në Siri. Në këtë tendë të vogël flemë unë, miku dhe vëllai im. Ushqim nuk marr, blej sepse radhët janë të gjata ndërsa për një sandviç pritet 2 orë, gjithashtu 2 orë pritet edhe për ujë. Katër ditë s’kam bërë dush. E presim të hënën dhe Samitin e liderëve dhe shpresoj të hapet kufiri që të vazhdojmë rrugën” thotë Kemal.
Babar Baloh, zëdhënësi i UNHCR-së për “Meta” thotë se kampi Idomeni nuk mundëson kushte përkatëse për akomodimin e mijëra refugjatëve, që për çdo ditë vijnë nga Selaniku dhe Athina.
Sipas tij, situata është shqetësuese dhe zgjidhja e vetme tani për tani është që refugjatët të dërgohen nëpër qendrat e pranimit sepse ka familje me fëmijë të vegjël të cilët kërkojnë kujdes të veçantë ndërsa në Idomeni kjo s’mund të bëhet. Fëmijët janë të parët që i presin vizitorët nëpër kampe. Disa të turpshëm, disa të buzëqeshur, përshëndesin me një “përshëndetje” në gjuhën angleze”.
“Ka fëmijë që udhëtojnë vetë, por në këtë kaos s’mund t’i gjejmë të gjithë. Rreth 45-50% këtu janë fëmijë dhe gra dhe ata kanë nevojë për kujdes të veçantë. Të gjithë shpresojnë se do ta kalojnë kufirin, por kjo nuk po ndodh tani për tani. Ky vend nuk është i duhur që të mbahen njerëzit më gjatë. Nuk ka higjienë dhe fëmijët mund të sëmuren lehtë. Nëse nuk dërgohen nëpër qendrat e pranimit, mund të paraqiten shumë sëmundje në veçanti te gratë dhe fëmijët. Refugjatët janë të padurueshëm dhe mezi presin që të hapet kufiri. Situata është mizore. Greqia po lufton që të menaxhoj këtë situatë, por është e qartë se s’mund t’ia dalin lehtë” shton Baloh.
Despina Filipidaki, koordinatore në Kryqin e Kuq për “Meta” thonë se 37-40% prej refugjatëve në Idomeni janë fëmijë.
“Një numër i madh i refugjatëve janë fëmijë. Ne u ndihmojmë me ilaçe, ndihmë psikiatrike, ushqim dhe produkte higjienike. Shumica e fëmijëve kanë probleme me organet e frymëmarrjes dhe temperaturë. Kemi problem edhe me gratë shtatzëne, por ato i dërgojmë nëpër spitalet lokale. Sëmundjet lidhen me kushtet e motit, nëse është ngrohtë kanë marramendje, djegie dhe lëndime nëpër këmbë” thotë ajo.
Zv- ministri i mbrojtjes Dimitris Vicas, theksoi se gjatë javës do të hapen edhe 16.000 vende për refugjatët në qendrat e përkohshme të pranimit. Ai shtoi se refugjatët nga Idomeni duhet të shpërndahen nëpër të gjithë qendrat tjera.
“Refugjatët duhet të barten nëpër qendrat e pranimit rreth Idomenit dhe sipas asaj se sa do të lëshohen gjatë ditës në Maqedoni, aq prej tyre do të dërgohen atje” tha Vicas. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin