Vrsaljko rinovon me Atleticon deri në vitin 2022

315:"MADRID, SPAIN - JANUARY 06: Sime Vrsaljko (L) of Atletico de Madrid competes for the ball with Amath Ndiaye Diedhiou (R) of Getafe CF during the La Liga match between Club Atletico Madrid and Getafe CF at Estadio Wanda Metropolitano on January 6, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images) 12:"Getty Images
Sime Vrsaljko ishte një nga lojtarët më të kërkuar gjatë afatit kalimtar të dimrit, kroati u kërkua Juventus, Napoli e Roma.
Por, ishte trajneri Diego Simeone që dëshironte që mbrojtësi mos të largohet nga Atletico Madridi dhe kështu ai ka nënshkruar rinovimin deri në vitin 2022.
Kjo gjë erdhi pasi tekniku argjentinas e shikon lojtarin si të nevojshëm për planet e tij sezonale.
"Jam shumë i lumtur që do vazhdoj rritjen këtu".
"Ndihem shumë rehat dhe gjeja e vetme që po mendoj është të punoj çdo dit dhe kështu të jem i rëndësishëm për skuadrën", ka thënë Vrsaljko.
Kroati i është bashkuar Atleticos nga Sassuolo për 16 milionë euro në verën e 2016.
Për atë ka shfaqur interesim edhe Manchester City. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
06/02/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































