Vritet zëdhënësi i sunitëve në Irak

Autoritetet policore kanë thënë se Bunyan Sabar al-Obeidi, zëdhënës i protestuesve sunitë, ka qenë edhe më herët cak i atentatit, transmeton Rel.
Qysh në fund të vitit të kaluar, mijëra sunitë protestojnë kundër Qeverisë Shiite, të udhëhequr nga kryeministri Nuri al-Maliki.
Më 8 mars, policia në Mosul ka hapur zjarr ndaj protestuesve sunitë, duke vrarë një prej tyre dhe plagosur pesë të tjerë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
10/03/2013
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































